Flash

Mini- Shengeni/ A bllofoi Rama pas takimit me Merkel?

Lapsi.al 28 January 2020
Mini- Shengeni/ A bllofoi Rama pas takimit me Merkel?

Edi Rama vendosi t'i servirë publikut shqiptar diçka që e ka dëgjuar vetëm ai. Menjëherë pas takimit me Anxhela Merkelin, kryeministri shqiptar foli për diçka që nuk u dëgjua as në konferencën e shtypit e të cilën nuk e raportoi as radioja gjermane Deutche Welle (lexo këtu), si i vetmi burim i sigurtë që e ndoqi takimin.

Ai tha se Merkel është mjaft mbështetëse për nismën e Vuçiçit, Zaevit dhe të tijën për të shkuar përpara me shengenin ballkanik. Sipas asaj që kryeministri tha për mikrofonin e Top Channel, fakti që kjo është një nismë gjithëpërfshirëse dhe fakti tjetër se “nuk është asgjë tjetër veçse jetësimi i nismave të dakordësuara gjatë procesit të Berlinit, e bën kancelaren shumë të inkurajuar dhe shumë të interesuar për procesin”.

https://youtu.be/TwSGOohmfug

Pra ideja që donte të jepte Rama (video lart me pyetjen e bërë enkas nga Met Veliu) është se Kancelarja e mbështet pa rezerva mini Shengenin e Ballkanit.

Por, në fakt, nuk është kështu. Dhe kjo u duk edhe më hapur kur media online Respublika iu drejtua ministrisë së Jashtme gjermane për ta pyetur për këtë temë. Përgjigjja që mori ishte shumë më e rrumbullakosur sesa ajo që pretendon kryeministri ynë.

Ndonëse zëdhënësi Josef Interseher theksoi se i mbështesin të gjitha nismat që forcojnë bashkëpunimin rajonal, ai paralajmëroi rrezikun e fragmentarizimit të mëtejshëm të Ballkanit dhe riskun që ato mos t'i mbivendosen marrëveshjes së CEFTA-s. Fjalë për fjalë Interseher është përgjigjur:

“Thellimi i bashkëpunimit rajonal është një prioritet i Procesit të Berlinit dhe një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes europiane të Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye, ne mirëpresim të gjitha nismat që i japin një shtysë të re integrimit rajonal. Për Gjermaninë mbetet me rëndësi kruciale që një progres i tillë të përfshijë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që nismat të jenë në një linjë me detyrimet në fuqi– konkretisht CEFTA dhe Zona Ekonomike Rajonale– në mënyrë që të shmanget fragmentarizimi i mëtejshëm i rajonit”.

Pra nga ky qëndrim mund të thuhet se Berlini zyrtar nuk është kundër mini Shengenit, përndryshe ai do ta bënte pa hezitim ashtu sikurse veproi me nismën e çmendur të shkëmbimit të territoreve. Por ai nuk është shprehur as mbështetës ashtu sikurse u përpoq t'ua shesë Rama shqiptarëve. Konkluzioni më i drejtë me këto informata dhe deklarata që kemi është se, Gjermania është në vëzhgim dhe nuk ka marrë kahje për këtë nismë, sidomos për sa kohë ajo nuk është gjithpërfshirëse.

Video/ Kur Rama ishte gati të përplasej me Merkelin, për të ruajtur paktin me Vuçiçin

Pikërisht këtë, pra faktin që na serviri Rama se e ka Merkelin me vete, nuk e konfirmojnë as anashkalimi i kësaj teme në konferencën e përbashkët të shtypit, as tjetri që radioja zyrtare Deutche Welle nuk raportoi asgjë nga ato që Kryeministri i pohoi Top Channel.

Pra deri më tani, ne nuk kemi asgjë veç intervistës së Ramës me Met Veliun, se Merkel e mbështet Mini Shengenin.

©Lapsi

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI