Flash

Kinë/ Shkon në 106 numri i të vdekurve nga koronavirusi, 20 viktima brenda natës

Lapsi.al 28 January 2020
Kinë/ Shkon në 106 numri i të vdekurve nga koronavirusi, 20

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi, që ka prekur Kinën dhe po kthehet në një alarm botëror. CNN raporton sot se ka shkuar në 106 numri i të vdekurve, ndërsa mbi 4500 persona janë infektuar në Kinë. Ndërkohë, CNN shton se autoritetet amerikane po paralajmërojnë qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Kinë nëse patjetër nuk u duhet ta bëjnë një gjë të tillë.

Siç raporton Reuters, autoritetet kineze kanë konfirmuar se virusi i shumëpërfolur, tashmë ia ka marrë jetën një pacienti në Pekin, transmeton Telegrafi.

Autoritetet në Hubei, që konsiderohet si “foleja” e virusit vdekjeprurës, kanë bërë të ditur se 1,300 persona tjerë janë infektuar ku ky numër në total është rritur në mbi 4,500 në këtë provincë.

Shumica e të sëmurëve gjenden në spital, kurse 125 prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Rastet e të infektuarve me coronavirus janë konfirmuar në gjithë Kinën, ndërkaq në Tibet thuhet se do të mbyllen për një kohë të pacaktuar atraksionet turistike, duke paralajmëruar se të gjithë personat që vizitojnë ato vende do të futen në karantinë si preventivë.

Të këshilluara

Itali: "Sardelet" mblidhen kundër Salvinit

E gjitha filloi me protestë spontane. Tani mijëra italianë mblidhen në sheshe për të protestuar kundër populistëve të djathtë dhe Matteo Salvinit. Salvini lufto...

09:10

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI