Flash

Blerja e votave/ SPAK e rikthen përsëri dosjen në Dibër

Lapsi.al 28 January 2020
Blerja e votave/ SPAK e rikthen përsëri dosjen në Dibër

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, e ka rikthyer përsëri dosje e famshme 184 për hetim në prokurorinë e Dibrës.

Disa orë më parë, u njoftua se kjo dosje, që lidhet me zgjedhjet lokale të Dibrës në vitin 2017, ishte marrë nën hetim nga SPAK. Por mesa duket fati i saj qënka paracaktuar për të bërë xhiron Tiranë- Dibër dhe për të mbetur përsëri në ajër. Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, mësohet se e ka rikthyer përsëri këtë dosje andej nga kishte ardhur, në Dibër.

Për këtë çështje pati një përplasje mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe asaj të Dibrës, duke bërë që të transferohej në qytetin ku u mbajtën zgjedhjet. Në korrik të vitit 2019 Krimet e Rënda shpallën moskompetencë pas 2 vitesh nga dosja, pas përgjimeve të publikuara nga BILD.

Enkeleda Cami Keshi refuzoi të mbajë dosjen në Prokurorinë e Dibrës. Pas një debati mes dy prokurorive, ish- prokurorja e përgjithshme Arta Marku e dërgoi përfundimisht Prokurorisë së Dibrës. Tashmë edhe SPAK e ka hequr nga duart e veta, çështjen përvëluese të një prej aferave më të mëdha të shitblerjes së votës në Shqipëri, ku dyshohen si të implikuar funksionarë të lartë të qeverisë dhe Kuvendit.

Të këshilluara

Tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Turqia vijon të lëkundet. Një tjetër tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter është regjistruar këtë mesditë, duke shtuar panikun te qytetarët. Tërmeti ka qe...

13:12

Aksident në Vlorë, tre të plagosur (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë. Sipas raportimeve nga vendngjarja dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë tre persona...

20:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI