Flash

Agim Kajmaku nga arratia, tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e masës

Lapsi.al 28 January 2020
Agim Kajmaku nga arratia, tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e

Ish-kreu i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, ka bërë një lëvizje të papritur nga arratia.

Kajmaku është tërhequr nga kërkesa e tij për ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në “Detyrim Paraqitje”. Ndërkohë, Prokuroria ka përfunduar hetimet për Kajmakun dhe pritet të dorëzojë çështjen në gjykatë.

Agim Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike për fshehje të dënimit në formularin e Dekriminalizimit.

Pas hetimeve dhe verifikimeve nga KQZ, ai u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut, ndërsa më pas u shpall në kërkim policor për shkelje të ligjit të Dekriminalizimit, pasi akuzohet për falsifikim të formularëve, por edhe për ushtrim të funksionit pas shkarkimit nga detyra.

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, tre të plagosur (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë. Sipas raportimeve nga vendngjarja dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë tre persona...

20:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI