Flash

Rikthehet sërish në vetting prokurori i çështjes ndaj Saimir Tahirit

Lapsi.al 27 January 2020
Rikthehet sërish në vetting prokurori i çështjes ndaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) rihapi hetimet për prokurorin e krimeve të rënda Anton Martini. Shkak u bë një denoncim më 11 dhjetor ndaj prokurorit Martini.

Sipas denoncuesit, prokurori Martini në kohën kur ka qënë drejtues i komanduar i Prokurorisë Shkodër i ka hequr dosjet disa prokurorëve për t’ua kaluar disa të tjerëve.

Nga hetimet e KPK rezultoi se zëvendësimet e prokurorëve në 13 dosjet e marra për shqyrtim 10 prej tyre i kanë kaluar të njëjtit prokuror.

Prokurori Martini ka qënë prokurori i disa dosjeve të rëndësishme.

Anton Martini është prokurori që ngriti akuzat e rënda për tradhëti dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore kundër Dritan Zaganit dhe që urdhëroi arrestimin e tij. Me anë të akuzave të sajuara të ngritura nga Martini, Dritan Zagani u mbajt për disa muaj i burgosur, por më në fund Gjykata e Krimeve të Rënda i hodhi poshtë akuzat e Martinit duke e reduktuar çështjen në shpërdorim detyre dhe duke ja kaluar hetimet Prokurorisë së Fierit.

Rasti tjetër i debatueshëm i Anton Martinit ka qenë hetimi për mbi gjashtë muaj i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për bashkëpunim me grupe kriminale për të manipuluar zgjedhjet e vitit 2017. Në këtë hetim, Martini në mënyrë të pashpjegueshme nuk përfshiu si provë një sërë përgjimesh të bisedimeve telefonike ndërmjet Dakos dhe elementëve kriminalë, ku diskutoheshin favoret që Dako do t’ju ofronte kriminelëve me kontrata dhe fonde publike në shkëmbim të sigurimit nga ana e tyre të votave në favor të PS-së. Ky veprim i Martinit, praktikisht e shkatërroi hetimin ndaj Dakos dhe hetimi vazhdon të mbetet i bllokuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI