Flash

Andi Bushati: Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Reagon Robert Berisha pas deklaratës që ndezi rrjetin

Lapsi.al 27 January 2020
Reagon Robert Berisha pas deklaratës që ndezi rrjetin

Një deklaratë e Robert Berishës, në një intervistë për "Prive", ka ngjallur reagime të forta. Sipas Robertit është normale që një burrë të mbajë dashnore dhe këshillonte gratë të mos bëjnë gabime. Roberti shprehej: "Ruajini burrat ose rrini gati, që të mos shkojë puna te dashnorja! Unë mendoj që një mashkull i suksesshëm, që e mbush frigoriferin mirë, që e sheh gruan mirë, që i ka të gjithë të mirat gruaja e vet dhe fëmijët gjatë dimrit dhe verës, çfarë ka ndonjë problem aty që paska ai dashnore? Rritni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, duajeni burrin, rrijini gati dhe ndoshta nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime që bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Kështu që bëhuni të mençura. O zvogëlojani numrin, o ja hiqni krejt ato. Krejt varet prej jush".Pas kësaj deklarate në rrjete sociale pati reagime të shumta e njërit prej tyre Roberti ka vendosur t'i kthejë përgjigje. Këngëtari shkruan se mesazhi i tij nuk është kuptuar, por vazhdon me të njëjtin mendim që 'burrat që i thonë vetes burrë kanë 3-4 dashnore'.Statusi i Robertit: "Përshëndetje! Duket që ke lexuar libra shumë (i drejtohet vajzës që e kritikoi për deklaratën), por fatkeqësisht nuk e ke kuptuar mesazhin për të gjitha nënat dhe gratë shqiptare. Le t'i hapin sytë e le të zgjohen nga gjumi...nuk ka shaka me këto tema. Do ishte humor i zi nëse dikush bën shaka për nënat që 99% e kanë këtë problem në shtëpi, Kosovë e Shqipëri ku normal është prezente skamja. 90% popull fukara. Normal që burrat që i thonë vetes burrë i kanë nga 3-4 dashnore e gratë rrinë në shtëpi e rrisin fëmijët dhe në fund zgjohen nga gjumi e ju bëjnë kafen e mëngjesit. Bravo për të gjitha ato që heshtin dhe durojnë".

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI