Flash

Rama dhe Basha reagojnë për vdekjen tragjike të Kobe Bryant (FOTO)

Lapsi.al 27 January 2020
Rama dhe Basha reagojnë për vdekjen tragjike të Kobe Bryant

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë reaguar për vdekjen tragjike të legjendës së basketbollit Kobe Bryant.

Basha shprehet se kjo ngjarje është një lajm tragjik për sportdashësit dhe për ata që për vite të tëra janë mbërthyer para ekranit për të parë Bryant.

Basha shprehet se të gjithë janë të tronditur për vdekjen e tij të dhimbshme dhe të vajzës së tij 13- vjeçare Gianna.

Rama ka postuar një foto të Bryant shoqëruar me një thënie të tij.

 

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri me të cilin po udhëtonin në Kaliforni mëngjesin e së dielës.

41-vjeçari ish-lojtar Los Angeles Lakers po udhëtonte bashkë me 4 persona të tjerë me një helikopter privat. Asnjë nuk ka mbijetuar. Shkaqet e rrëzimit të helikopterit janë të paqarta. Dëshmitarët thanë se dëgjuan një zhurmë në ajër përpara rrëzimit të helikopterit. ©LAPSI.al 

Bryant was reportedly traveling with four other people in his private helicopter when it crashed and a fire broke out. Everyone on board was killedOfficials with the Los Angeles County Sheriff's Department responded to reports of the crash near Las Virgenes Rd and Willow Glen St in Calabasas at around 10am

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI