Flash

Qeveria turke: Presim termet 7.5 ballë në Stamboll

Lapsi.al 27 January 2020
Qeveria turke: Presim termet 7.5 ballë në Stamboll

Qeveria turke po përgatitet seriozisht për tu përballur me një tërmet të fuqishëm në Stamboll. Deklarata e ministrit të brendshëm Sulejman Soylu për CNN turk ishte frikësuese: “Ne presim që Stambollin ta godasë një tërmet i magnitudës 7.5 sipas shkallës rihter. Po punojmë seriozisht për gjasat e një skenari të tillë”, tha Soylu i cituar njëkohësisht edhe nga Al Jazeera.

Komentet e tij vijnë pas tërmetit 6,8 që tronditi provincat juglindore Elazig and Malatya. Ministri kujtoi lëkundjen 5.8 ballë të tokës në Stamboll në muajin shtator e tha se që prej atëherë, ekzekutivi ka marrë parasysh paralajmërimet për rrezikun e një tërmeti tjetër akoma më të fuqishëm në qytetin më të madh të vendit, njëkohësisht zemrën ekonomike të tij. sipas Soylu, agjencitë qeveritare kanë koordinuar takime të rregullta ndërmjet 28 grupeve të punë të ngritura me qëllimin të përgatiten për sizmën prej 7.5.

Ky është një studim mjaft kompleks, dhe përfshin masa që lidhen deri dhe me mbrojtjen e thesareve kombëtare në pallatin Topkapi Palace e deri tek nevojat e qytetarëve për tu grumbulluar në vende të caktuar, ka qenë komenti i tij. Fatkeqësia e se premtes shkatërroi të paktën 38 të vdekur, 34 në Elazig dhe katër në Malatya, e më shumë se 1600 të plagosur.

Të këshilluara

Itali: "Sardelet" mblidhen kundër Salvinit

E gjitha filloi me protestë spontane. Tani mijëra italianë mblidhen në sheshe për të protestuar kundër populistëve të djathtë dhe Matteo Salvinit. Salvini lufto...

09:10

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI