Flash

Pas linjës ajrore, SHBA ndërmjetëson edhe rihapjen e hekurudhave Kosovë-Serbi

Lapsi.al 27 January 2020
Pas linjës ajrore, SHBA ndërmjetëson edhe rihapjen e hekurudhave

Kosova dhe Serbia diskutoi sot në Berlin nën ndërmjetësimin e SHBA-ve, mundësinë për të rihapur linjën hekurudhore mes dy vendeve. Nga përfaqësuesi amerikan u tha se ishin bërë përparime.

Diskutimet u kryen në nivel ekspertësh nga të dyja vendet. Ato u ndërmjetësuan nga i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump, Richard Grenell dhe vijnë pas nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë Eurowings për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Grenell i tha Radios Evropa e Lirë se ishin bërë përparime pasi palët kishin lëshuar “Letër Synimi për bashkëpunim hekurudhor”.

“Diskutimet kanë shkuar aq mirë saqë kemi biseduar edhe për çështje të tjera. Do të punojmë për të përfunduar Letrën e Synimit për hekurudhat, përmes postës elektronike, gjatë javës së ardhshme ose më vonë. Dua t’i falënderoj përsëri ekspertët nga Serbia dhe Kosova, që kanë udhëtuar sot në Berlin për këto bisedime”

Ekspertët kosovarë ishin Xhemë Veseli dhe Ramë Çupeva ndërsa për palën serbe bisedimet i drejtoi Marko Gjuriç, drejtor i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Për çështjen e rihapjes së linjës hekurudhore Grenell mori dakordësi nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë në vizitat që ai zhvilloi javën e shkuar.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj u shpreh se një marrëveshje për hekurudhat me Serbinë nuk e dëmton Kosovën, pasi “hekurudha është në gjendje të dobët dhe është në proces rinovimi”.

Haradinaj hodhi poshtë pretendimet se diskutimet për lëvizjen ndërmjet Kosovës e Serbisë janë rinisje e bisedimeve për normalizimin e marrëdhnëieve mes tyre.

“Nuk kam drejt ta definoj si dialog, por fakti që po ndodhin disa marrëveshje që kanë, ta quaj ashtu, një karakter të qarkullimit të njerëzve, për shkak të taksave tash është më i vështirësuar e mirëpresim, këtë e kemi kërkuar edhe më herët për një dialog pa kushte, pa u heq taksa”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI