Flash

Libri i ri/ Xhon Bolton tradhëton Trampin. Tregon shantazhin ndaj Ukrahinës

Lapsi.al 27 January 2020
Libri i ri/ Xhon Bolton tradhëton Trampin. Tregon shantazhin ndaj

Presidenti amerikan Donald Trump "ka kërkuar të ndalet mbështetja ushtarake për Ukrainën derisa ajo të hapë hetim për rivalin Joe Biden dhe djalin e tij", pretendohet të ketë shkruar në librin e tij të ardhshëm John Bolton, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë.

Pretendimet që tronditën opinionin u bënë nga media amerikane, gjegjësisht New York Times (NYT), e cila publikoi një lajm me titull "Sipas librit të Bolton-it, Trump lidhi ndihmën për Ukrainën me hetimin që dëshiron të bëhet".

Gazeta NYT këto pohime i bëri duke siguruar një dorëshkrim të librit të Bolton-it që pritet të botohet në mars, i titulluar "Dhoma ku ndodhi" (The Room Where It Happened).

"Bolton pohon se Trump i ka thënë atij që dëshiron ta ndalë mbështetjen ushtarake për Ukrainën derisa autoritetet e saj të hapin hetim për familjen Biden", shkroi NYT.

Ky pohim vjen në kohën kur Trump po gjykohet në Senat për keqpërdorim të detyrës, pasi ishte pohuar se ai ka kërkuar nga presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskiy të nisin hetim kundër Joe Biden, i cili është kandidat presidencial në radhët e Partisë Demokratike.

Shumë senatorë demokratë e kanë cilësuar si shumë të rëndësishëm këtë pohim dhe janë shprehur se ai mund të ndikojë në gjykimin në Senat.

Ndërkohë, avokati i Bolton-it, Charles Cooper, në një deklaratë për faqen Axios, ka thënë se dorëshkrimi është dërguar në zarf për vlerësim në Zyrën e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë më 30 dhjetor 2019 dhe ka shtuar se përmbajtja e librit mund të ketë rrjedhur në opinion prej aty.

Më herët, Trump kishte pohuar se Bolton "nuk di asgjë" në lidhje me Ukrainën.

Të këshilluara

Itali: "Sardelet" mblidhen kundër Salvinit

E gjitha filloi me protestë spontane. Tani mijëra italianë mblidhen në sheshe për të protestuar kundër populistëve të djathtë dhe Matteo Salvinit. Salvini lufto...

09:10

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI