Flash

Doli në përgjimet e 'Avdylajve', gjykata pushon çështjen ndaj ish-deputetit të PS, Arben Çuko

Lapsi.al 27 January 2020
Doli në përgjimet e 'Avdylajve', gjykata pushon

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste dhe ish-drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko, duke mos kaluar dosjen në ngarkim të tij për gjykim.

Pak muaj më parë, gjykata ndryshoi masën e sigurisë për ish-deputetin nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, ndërsa tashmë gjykata ka rrëzuar akuzat për korrupsion, duke lënë vetëm akuzën e moskallëzimit të krimit.

Arben Çuko u arrestua pak muaj më parë në kuadër të operacionit “VOL-VO4”, në 18 tetor 2018, pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj”, pjesë e dosjes së famshme 339.

Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër. Gjithashtu Arben Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI