Flash

Albana Vokshi: Rama mbron Lefter Allën se ka hallin e tij personal me kokainën

Lapsi.al 27 January 2020
Albana Vokshi: Rama mbron Lefter Allën se ka hallin e tij personal me

Në një dalje për shtyp, Albana Vokshi ka hedhur akuza të forta kundrejt kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, si dhe ndaj kryeministrit Rama. Vokshi është shprehur se Rama po e mbron personalisht Allën pasi është vetë përdorues i kokainës, duke refuzuar edhe testin e drogës.

Po ashtu Vokshi ka përmendur edhe koncesionin e check-upit duke e cilësuar si korruptiv, pasi sipas saj, ky koncesion ka nxjerrë edhe burrat shtatzënë.

“Prej disa ditësh, kryebashkiaku legjitim i Bulqizës, Lefter Alla, është kapur duke konsumuar kokainë, pamjet janë bërë publike, opinioni është shumë tronditur, por Lefter Alla vazhdon të qëndrojë në detyrë me mbrojtjen personale të Edi Ramës. Edi Rama nuk e shkarkon kryebashkiakun përdorues të kokainës sepse ka hallin e tij personal me kokainën.

Opinioni publik duhet ta dijë se në përballjen që unë kam me të në gjykatë, Edi Rama refuzon të bëjë testin e drogës. Me seancën e sotme, numri i refuzimeve nga ana e Edi Ramës, për të bërë testin e drogës shkon në katër. I kam kërkuar gjykatës që të marrë provën e testit të drogës si pjesë e procesit gjyqësor të hapur prej vetë Edi Ramës ndaj meje, pasi ai u ndje i fyer nga një postim për check-upin. Ky koncesion korruptim ka nxjerrë burrat shtatzënë, dhe nuk do të ishte asnjë çudi që analizat e check-upit të Edi Ramës të dilnin me doza kokaine, e ti jepeshin dikujt tjetër.

Përtej ironisë, refuzimi për të bërë testin e drogës në këtë proces gjyqësor të hapur prej vetë Edi Ramës, nuk është hera e parë e refuzimit të tij. Opinioni i tij nuk ka harruar kur ai nuk nguronte të fliste për gjithçka në Parlament, por nuk guxonte t;i përgjigjej pyetjes a ka konsumuar kokainë. Shqiptarët kanë të drejtë të njihet nga gjykata edhe me kontratën e koncesionare të check-upit prej 12 mln euro, të cilën Edi Rama refuzon ta bëjë publike duke urdhëruar vartësit e tij që ta mbajnë atë sekret në mënyrë skandaloze.” – tha Vokshi ndër të tjera nga selia e PD-së.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI