Flash

Këta janë 10 shqiptarët më të kërkuar në Angli, katër prej tyre ushtarakë

Lapsi.al 26 January 2020
Këta janë 10 shqiptarët më të kërkuar në

Gazeta Angleze Sunday Express i ka kushuar një investigim special 10 shqiptarëve më të kerkuar që fshihen në Britaninë e Madhe. Top Channel duke iu referuar këtij shkrimi të gazetarit Jon Austin raporton për 10 shqiptarët më të kërkuar në Angli.

Në listën me 10 personat më të kërkuar janë vrasës, ushtarakë, apo edhe persona që merren me trafik droge dhe prostitucion, shkruan gazeta.

Ja lista e 10 shqiptarëve më të kërkuar:

1-Admir Dekovi, 42 vjeç i cili kërkohet për vrasje.

2-Kadri Hoxha kërkohet për vrasje pasi ka vrarë 2 persona në Angli. Njëri nga viktimat është një roje i cili kishte bërë ta ndalonte një vjedhje.

3-Hektor Mahmutaj, 44 vjeç.

4- Renild Ajazi, 27 vjeç ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.

5- Klevis Lamkaj, 23 vjeç ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.

6- Ylber Kotri ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.

7- Aleksander Shkulaku ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.

8-Ilir Nazmi Kumbaro, 66 vjeç ish-shef i inteligjencës shqiptare.

9- Hysni Sokolaj, 47 vjeç i cili kërkohet për prostitucion. Ai ka detyruar gra shqiptare të ushtrojnë prostitucion në Belgjikë dhe Angli.

10- Endri Duraku, 35 vjeç i dënuar në Shqipëri në 2012 me 7 vite burg për therje.

Gazeta shkruan se këta persona janë shumë të rrezikshëm dhe mos iu afroni atyre/TCH

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI