Flash

I krahasuan ish-gruan me të dashurën, Channing Tatum reagon (FOTO)

Lapsi.al 26 January 2020
I krahasuan ish-gruan me të dashurën, Channing Tatum reagon (FOTO)

Vetëm 3 ditë më parë, Channing Tatum dhe Jessie J, iu rikthyen romancës, pas 2 muajsh të ndarë. Largësia duket se i ka bërë aq mirë sa tani, s'e fshehin dashurinë që kanë për njëri-tjetrin për asgjë në botë.

Provë e fortë e kësaj që thamë, është komenti i fundit që Channing i bëri një prej ndjekësve të tij në foton e postuar me këngëtaren.

"Jenna dukej më bukur me ty!"- shkruan ajo, referuar ish-gruas së Tatum. Krahasimet asnjëherë nuk janë të këndshme aq më tepër kur bëhet fjalë për partnerët.  "Pse nuk merresh më mirë me gjërat e tua dhe të mendosh për to? Nëse nuk bëhesh dot gjë tjetër veçse një njeri që nxjerr urrejtje në faqen time dhe nuk mbështet njeriun që Jess është, atëherë ik që këtu! Askush s'të do këtu. Veçanërisht unë! Unë s'kam parë njeri më të bukur dhe të mrekullueshëm dhe për më tepër njeri kaq të veçantë sa është Jess-i.  Dhe po, përfshi dhe ish-in tim këtu!  Më vjen keq për mendimin tënd, por çfarë thashë është fakt!" - shkruan Channing dhe nuk e lë me aq!

Në një tjetër koment, ua bën të qartë të gjithëve se e dashura e tij që është Jessie J, është më e mira në botë. "Të jem i qartë për të gjithë ata të tjerët që vdesin të prishin momentin me fjalë të tilla. Jenna është e bukur dhe e mrekullueshme në mënyrën e saj. Kjo s'do të thotë që është më e mirë apo më e bukur se dikush tjetër. Bukuria nuk është e matshme. Qëndron në syrin e atij që e sheh! Kështu që ndërkohë që ju bëni të tilla komente dhe thoni budallallëqe, unë do shijoj natën me zonjushën time të bukur!"- përfundon ai.

Aktori s'u përmbajt dot kur dikush, i krahasoi ish-gruan me të

Të këshilluara

Alketa Vejsiu: Jam Ferragni e shqiptarve

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare e cila do të prezantojë në festivalin e famshëm “Sanremo” në Itali. Ajo do të jetë në skenë krah emrave të fa...

16:52

Surpriza/ Si arriti Alketa deri në Sanrremo

Përmendja e vazhdueshme e televizionit italian Qershor 2017 Rreth tre vite më parë, në një interviste për “E Diell”, asokohe drejtuar nga Adi Krasta, Alke...

18:27

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI