Flash

Vrau shokun e fëmijërisë në “Astir”, lihet në burg Noel Disha

Lapsi.al 25 January 2020
Vrau shokun e fëmijërisë në “Astir”, lihet

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Noel Dishin, i cili akuzohet se vrau mikun e tij të fëmijërisë Vilson Tafçiut.

Ky i fundit u vra në Astir më 20 janar. Togat e zeza vendosën sot të njëjtën masë që kërkoi dhe prokuroria, ndërsa i riu akuzohet për veprën penale ‘vrasje me dashje’.

Disha nga salla e gjyqit teksa ka pranuar sërish se është autor i krimit, ka pohuar dhe motivet që e shtynë të qëllonte me një plumb në zemër shokun e tij.

“Debatuam dhe Vilsoni më tha se ‘do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej koken’. Më pas edhe me shau. Tentova të largohesha, por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar. U trondita kur kuptova se çfarë bëra. Pasi e qëllova, u largova. Por asnjëherë nuk kam dashur që të vras shokun tim të fëmijërisë”, tha ai sot para gjykatës.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti edhe në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës dhe në orët e mëngjesit në vendin tonë. Lëkundje që tashmë janë pothuaj të përditshme, por për fat me një magnitud...

09:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI