Flash

Vrasja në 'Astir', autori i dyshuar i krimit rrëfen debatin me Vilson Tafçiun

Lapsi.al 25 January 2020
Vrasja në 'Astir', autori i dyshuar i krimit rrëfen debatin

Noel Disha i arrestuar si autori i dyshuar i vrasjes së Vilson Tafçiut mbrëmjen e 20 janarit në zonën e 'Astirit në Tiranë, ka rrëfyer se dy vjet e gjysmë më parë është rrëmbyer nga tre persona në qytetin e Durrësit dhe është mbajtur në një bagazh të makinës. Pas disa orësh është lënë i lirë në Vorë. Më 20 janar Disha ka treguar se është telefonuar nga Vilson Tafçiu për tu takuar në zonën e Astirit.

Mësohet se gjatë debatit Vilsoni e ka kërcënuar. Madje 28 vjeçari tregon dhe momentet e fundit.

“Debatuam me Vilsonin dhe ai më tha se do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën. Më pas edhe me shau. Më ofendoi nga familja. Tentova të largohesha por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar. U trondita kur kuptova se cfarë bëra” mësohet të ketë thënë Disha

Noel Disha do të dalë sot para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Prokuroria kërkon “arrest me burg” për të. Disha u vetedorezua tre ditë pas krimit. Ndërkohë dosja e pengmarrjes së tij u hetua nga Krimet e Rënda por me shkrirjen e tyre dosja i ka kaluar prokurorisë së Durrësit.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti edhe në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës dhe në orët e mëngjesit në vendin tonë. Lëkundje që tashmë janë pothuaj të përditshme, por për fat me një magnitud...

09:52

Aksident në Librazhd, një i vdekur

Një 45-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, ndërsa 3 persona të tjerë u plagosën. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në në aksin rrugor ...

17:11

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI