Flash

Virusi i rrezikshëm/ Thirrje nga Ambasadori shqiptar në Kinë: Mos ejani këtu se ka shumë rrezik

Lapsi.al 25 January 2020
Virusi i rrezikshëm/ Thirrje nga Ambasadori shqiptar në Kinë: Mos

Ndërsa, Coronavirusi në Kinë, deri tani ka shënuar mbi 40 viktima, ambasadori shqiptar Selim Belortaja u ka drejtuar një mesazh të fortë shqiptarëve. Në një mesazh në rrjetet sociale, ai u bën thirrje shqiptarëve të mos udhëtojnë këto kohë në Kinë, pasi sikurse thekson ai ka shumë rrezik.

Belortaja ka publikuar një foto me maskë nga Kina, ku thekson se për shkak të gjendjes së rëndë të epidemisë autoritetet mund të mbyllin edhe transportin.

“Te dashur miq e bashkekombas kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon nje situate dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në permasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta per frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Ëuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja eshte perqendruar.

Numri faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe që potencialisht mund të agravojë ne ditet ne vijim. Autoritetet dhe mjekësia ketu po punojne heroikisht. Këshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë! Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni nje situate me shume rrezik nga virusi por edhe të papritur per shkak te kontrolleve te pazakonshme” shkruan Belortaja.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti edhe në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës dhe në orët e mëngjesit në vendin tonë. Lëkundje që tashmë janë pothuaj të përditshme, por për fat me një magnitud...

09:52

Aksident në Librazhd, një i vdekur

Një 45-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, ndërsa 3 persona të tjerë u plagosën. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në në aksin rrugor ...

17:11

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI