Flash

Tërmeti në Turqi/ 22 të vdekur, mbi 1 mijë të plagosur

Lapsi.al 25 January 2020
Tërmeti në Turqi/ 22 të vdekur, mbi 1 mijë të plagosur

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën, mbi 1 mijë janë plagosur, si pasojë e tërmetit të fuqishëm, me magnitudë 6.8 të shkallës rihter, që goditi mbrëmjen e së premtes pjesën lindore të Turqisë.

Tërmeti i fuqishëm ishte me epiqendër në Sivrice, provincë e Elazig. Shumë ndërtesa e shembën, ndërsa njerëzit e kaluan natën jashtë në të ftohtë. Tërmeti i parë i fuqishëm u shoqërua nga mbi 200 lëkundje më te lehta, deri në 5 ballë. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Siri, Liban dhe në Iran.

Autoritetet Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD) zbritën menjëherë në terren dhe vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit nën rrënoja, ndërsa u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos kthehen në godina për shkak se ekziston mundësia që një tërmet pak më i lehtë se i pari mund të shkaktonte dëme edhe më të mëdha.

Turqia ka një histori me tërmete të fuqishëm. Më shumë se 17 mijë persona humbën jetën në gusht të vitit 1999 kur një tërmet me magnitudë 7.6 rihter goditi qytetin perëndimor të Izmirit.

Sipas Autoritetit Turk për Menaxhimin e Emergjencave dhe Fatkeqësive, pas tërmetit janë regjistruar më shumë se 200 dridhje të tjera më të vogla.

Autoritetet thanë që më shumë se 400 ekipe të shpëtimit janë nisur drejt zonës së prekur nga tërmeti dhe i paralajmëruan banorët që të mos kthehen në ndërtesat e dëmtuara.

Rajoni i goditur nga tërmeti ndodhet rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit Ankara dhe ka dendësi të vogël të banorëve, prandaj hollësitë për numrin e viktimave mund të vonohen.

Punën për ekipet e shpëtimit po e vështirëson edhe moti i ftohtë. Në mëngjesin e së shtunës, temperatura në vendin ku ndodhi tërmeti ishte -8 gradë, shkruan “BBC”,

Të këshilluara

Itali: "Sardelet" mblidhen kundër Salvinit

E gjitha filloi me protestë spontane. Tani mijëra italianë mblidhen në sheshe për të protestuar kundër populistëve të djathtë dhe Matteo Salvinit. Salvini lufto...

09:10

Dorëhiqet i gjithë kabineti në Rusi

Qeveria ruse jep dorëheqjen pasi Presidenti Putin propozon ndryshime në kushtetutë. Kryeministri rus Dmitry Medvedev ka njoftuar se qeveria po jep dorëheqjen...

16:21

Jep dorëheqjen kryeministri rus

Kryeministri rus Dmitry Medvedev ka dhënë dorëheqjen. Deklarata e tij erdhi menjëherë pasi Presidenti Vladimir Putin mbajti fjalimin vjetor drejtuar popullit ru...

15:26

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI