Flash

Studimi i ESI: Vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbeten jashtë BE-së, njësoj si Turqia

Lapsi.al 25 January 2020
Studimi i ESI: Vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbeten jashtë

Se Bashkimi Europian do zgjerohej në Ballkanin Perëndimor dyshohej edhe para bllokimit të nisjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga Franca e Holanda. E nëse nuk ndryshohet metodologjia dhe ritmi i këtij procesi asnjë shtet në ballkanin perëndimor nuk do të anëtarësohet në BE para vitit 2030, është e mundshme që i pret fati i njëjtë sikur i Turqisë sipas studimit më të fundit të “European Stability Initiative”.

Siç dalin në përfundim në këtë studim të këtij “think tank” evropian në vitin 2010 ministri gjerman i punëve të jashtme Joschka Fischer po del të ketë aftësinë e ‘parashikimit të së ardhmes’. Ishte Fischer atëherë që kishte thënë kur ishte pyetur se do të dukej BE në dy dekadat e ardhshme ishte përgjigjur se “e përjashton mundësinë e zgjerimit në cilin do shtet të ballkanit deri në 2030” me arsyetimin se “Europa po vuan një sëmundje të rëndë…qëndrimi i kombeve të ndryshme në BE, thjeshtë, kanë shumë dallime”.

Sipas mendimit të autorit të kësaj analize, shtetet e Ballkanit perëndimor i pret fati i njëjtë me Turqinë, “që kurrë mos të anëtarësohet në union”.

Në këtë kontekst, përmendet se kanë kaluar 6 vite prej kur shteti i fundit është anëtarësuar në BE, e kjo ishte Kroacia.

Kur bëhet fjalë për ballkanasit, theksohet se Maqedonia e Veriut kishte paraqitur kërkesën për anëtarësim në vitin 2004, e kishte fituar statusin e kandidatit një vit më pas, e deri tani nuk janë hapur “bisedimet” me Brukselin, e Mali i Zi negocion tanimë ka tetë vite, ku kaluar edhe rekordin e Kroacisë.

E një statistikë tjetër dëshpëruese është theksuar për Serbinë, që kishte nisur negociatat para gjashtë viteve, e deri tani ka mbyllur vetëm dy kapituj, derisa Shqipëria më shumë se një dekadë po tenton të marrë ‘dritën e gjelbër’ për hapjen e negociatave. Për Bosnje e Hercegovinën nuk ka lëvizje fare që prej dorëzimit të kërkesës për kandidaturë më 2016’n.

E në fund përmendet Kosova që as nuk munde të kërkoj pasi nuk e pranojnë si shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

Të premten në vizitë qëndroi edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe përveç fjalëve inkurajuese nuk kishte se çfarë t’i thoshte më shumë Kryeministrit shqiptar Edi Rama. Samiti i radhës i BE’së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në kryeqytetin kroat në pranverë të këtij viti do të shkoj huq si të mëparshmit nëse Presidenti i Francës, Emmanuel Macron nuk pajtohet me propozimet e reformimit të procesit të anëtarësimit./metro/

Të këshilluara

Tiranë, 24-vjeçarja godet me thikë motrën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në sot në Tiranë, ku një 24-vjeçare ka dhunuar dhe goditur me thikë motrën e saj. Për pasojë kjo e fundit është plagosur dhe ndod...

12:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI