Flash

Rama entusiazmohet për shkollën në Surrel dhe s'i kursen elozhet për Veliajn, vetë djalin e tij e çon në shkollë private

Lapsi.al 25 January 2020
Rama entusiazmohet për shkollën në Surrel dhe s'i kursen

“Përveç rikonstruksionit të rrugës, banorët e zonës së Surrelit në Tiranë kanë edhe një shkollë e kopësht me kushte shumë herë më të mira për fëmijët e tyre. Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar shkollën e mesme “Ymer Lala” në Surrel, ku mësojnë rreth 300 nxënës, ndërsa bashkëngjitur saj ka edhe një kopsht për më të vegjlit”.

Kështu nis njoftimi i shpërndarë nga zyra e shtypit në Bashkinë Tiranë, e cila kujdeset gjithashtu të përfshijë edhe elozhet e kryeministrit Edi Rama për kryebashkiakun Erion Veliaj.

“E rëndësishme është që gjithçka është bërë me shumë përkushtim dhe cilësi, si kudo ku vë dorë Lali Eri, dhe përpiqet që jo vetëm për t’u krijojë kushte optimale atyre që vijnë në shkollë, por edhe për t’u dhënë shpresë dhe optimizëm atyre që presin që t’ju vijë radha, sepse gjërat bëhen me radhë dhe përpiqemi t’i shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë”, ka thënë Rama.

Por entuziasmi i kryeministrit për shkollën e Surrelit s’ka lidhje ndoshta me atë që djali i tij i vogël studion aty. Rama e ka zgjidhur ndryshe për Zahon. 5-vjecari ndjek studimet e ciklit parashkollor në një shkollë private ne Tirane.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, 24-vjeçarja godet me thikë motrën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në sot në Tiranë, ku një 24-vjeçare ka dhunuar dhe goditur me thikë motrën e saj. Për pasojë kjo e fundit është plagosur dhe ndod...

12:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI