Flash

Ardi Veliu: Shkodra njollë e zezë për kontrabandën

Lapsi.al 25 January 2020
Ardi Veliu: Shkodra njollë e zezë për kontrabandën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i shoqëruar nga Drejtori për Krimin e Organizuar Tonin Vocaj dhe Drejtorin e Rendit, Gjovalin Lokën kanë zbarkuar në Shkodër për analizën e Policisë për këtë qark për vitin 2019.

“Gjatë vitit 2018 kemi pasur 26 vepra penale sa i përket kontrabandës. Kemi pasur ulje te fenomenit ne 2019-en. Ka rënë kontrabanda apo është paaftësi e juaja? Shkodra është një njollë e zezë në vend sa i takon kontrabanës”, është shprehur Veliu në këtë takim. Në këtë takim është diskutuar edhe për fenomenin e ‘Fajdeve’ në qytetin verior. Edhe për këtë fenomen Veliu kritikoi Policinë e Shkodrës, pasi u shpreh se lufta kundër këtij tij, në këtë qark është zbehur.

Po kështu Veliu ka kërkaur që t’i shpallet luftë krimit të organizuar dhe sipas tij kjo është sfida për vitin 2020. Ai ka kërkuar që të dokumentohet gjithçka sa i takon krimit, ndërsa ka shtuar se duhen të angazhohen të gjithë strukturat e policisë vendore në Shkodër.

“Ne kompleks të gjithë situatën ka shumë problematika. Kërkohet angazhim nga të gjitha strukturat. Dua ta ndaj ne dy pjesë, angazhim total për ngjarjet e rënda, por një neglizhencë për krimet kundër pronës. Detyra jone është ta zbardhim çdo ngjarje, duhet vlerësim maksimal për veprat penale kundër pronës duke iu referuar rasteve te vjedhjeve dhe grabitjeve te cilat në të shumtën e rasteve janë neglizhuar. Parandalimi ne kontrollin e territorit.” tha ndër të tjera Veliu.

Ndërsa drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka ka kritikuar efektivët e Shkodrës ku ka kërkuar angazhim me të madh sa i takon parandalimit të vrasjeve apo krimive në zonë. Ky i fundit ka theksuar se kontrolli në terren ka qenë për vitin 2019 në nivele tepër të ulëta.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti edhe në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës dhe në orët e mëngjesit në vendin tonë. Lëkundje që tashmë janë pothuaj të përditshme, por për fat me një magnitud...

09:52

Aksident në Librazhd, një i vdekur

Një 45-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, ndërsa 3 persona të tjerë u plagosën. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në në aksin rrugor ...

17:11

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI