Flash

Alketa Vejsiu: Jam Ferragni e shqiptarve

Lapsi.al 25 January 2020
Alketa Vejsiu: Jam Ferragni e shqiptarve

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare e cila do të prezantojë në festivalin e famshëm “Sanremo” në Itali.

Ajo do të jetë në skenë krah emrave të famshëm dhe ky është padyshim një sukses i madh për moderatoren shqiptare.

Në një intervistë për revistën italiane “Gente”, Alketa i është prezantuar italianëve si “Chiara Ferragni e Tiranës” (Blogerja më e famshme në Itali).

“Amadeusi deshi ta kishte në krah, por pak e njohin. Nuk është vetëm prezantuese në radio e television, por edhe sipërmarrëse mode dhe influencuese. “Punoja që 14 vjec“- shkruhet në përshkrimin e Alketës në revistë.

“Po mendoja tani per mijera shqiptare qe jetojne ne Itali, qe kane bere sakrifica dhe jetojne me dinjitet ne nje vend te huaj, qe mund te ndihen krenare per ate qe perfaqesojne, qe blejne revistat dhe lexojne per Shqiperine! Une e di emocionin dhe krenarine e tyre! E ndjej ne mesazhet qe me nisin ne inbox! Kete Sanremo jua kushtoj juve❤️”- shkruan Alketa në postimin e saj.

“Sanremon e kam parë që fëmijë. Kur mora konfirmimin e pranisë sime, isha në një fshat në mallet pranë kufirit me Kosovën dhe lëshova një britmë të fortë gëzimi pastaj nisa të qaj. Koka më vinte vërdallë nga lumturia. Mora menjëherë në telefon nënë, babain dhe tim shoq”- ka rrëfyer Alketa.

Gjithashtu, moderatorja ka treguar se është lumturisht e martuar që vrej vitit 2006 dhe ka dy fëmijë, të cilët i ka lindur të dy në Firence.

Alketa rrëfen se për një periudhë kohore ka jetuar në Toskanë.

“ Rrogën e parë e kam cuar në shtëpi në moshën 14 vjecare, kur punoja për një radio private në Shqipëri. Kisha një bicikletë me të cilën endesha rrugëve të Tiranës duke ndjekur ëndrrën time. Ndërkohë studioja shumë. Isha ambicjoze. Ishim të varfër dhe doja të bëja dicka të mirë për time më, për babain dhe vëllanë. Studimi dhe puna intensive kanë qenë garancia ime e suksesit.”- është shprehur ajo.

Të këshilluara

Surpriza/ Si arriti Alketa deri në Sanrremo

Përmendja e vazhdueshme e televizionit italian Qershor 2017 Rreth tre vite më parë, në një interviste për “E Diell”, asokohe drejtuar nga Adi Krasta, Alke...

18:27

Dua Lipa sjell projektin e ri (FOTO)

Janari nuk do të kalojë pa një projekt të ri nga Dua Lipa. Pas “Don’t start now” dhe “Future Nostalgia” ka paralajmëruar këngën e radhës që do të mbaj ti...

18:40

Mbretëresha Elizabeth, probleme shëndetsore

Rrallëherë ka ndodhur që mbretëresha Elizabeth të anulojë planet e saj, mirëpo duket se kësaj here gjërat kanë qenë serioze. Madhëria e Saj anuloi vizitën vj...

17:52

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI