Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Video/ Kur Rama ishte gati të përplasej me Merkelin, për të ruajtur paktin me Vuçiçin

Lapsi.al 24 January 2020
Video/ Kur Rama ishte gati të përplasej me Merkelin, për të

Ka pasur një moment, kur ndryshe nga sa pretendon sot, Edi Rama ka qenë i gatshëm të prishet edhe me Anxhela Merkel, për të shkuar pas idesë së Vuçiçit për ndryshimin e kufinjve. Ndonëse ia kishte premtuar kancelares dënimin e idesë të shkëmbimit të territoreve, kryeministri shqiptar ka vepruar tinëz. Ai nuk e ka përfillur shqetësimin e Berlinit zyrtar.

Ky merak mbërriti kulmin, kur gjermanët i kërkuan kryeministrit të Shqipërisë, që si kusht për të takuar Merkelin në Berlin, në prill të 2018, ishte edhe dënimi i idesë së ndryshimit të kufijve.

Andi Bushati:Kush gënjen Edi apo Ramushi?

Rama e pranoi sfidën. Ai hyri në kancelari dhe i foli sy më sy Merkelit, se nuk e mbështeste aventurën e dy presidentëve, serb dhe kosovar. 

Kjo gënjeshtër, nuk është se kaloi pa rezultat imediat. 

Kryeministri shqiptar mori në Berlin premtimin se Gjermania do të angazhohej për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Por, kaër muaj pasi Merkel iu përmbajt deal-it, në gusht 2018, Hashim Thaçi e shpalli publikisht idenë e “korrigjimit të kufijve". Më kot gjermanët pritën mbajtjen e fjalës nga Rama.

Kjo e bëri ambasadoren e këtij vendi në Tiranë që të kërkonte, në verën e ketij viti disa takime me kabinetin e kryeministrit, për t'i kujtuar angazhimin që pati marë para kancelares.

Ndërkohë, Gjermania e mori publikisht opsionin e saj: Michael Roth, ministri për Europën, foli për hapje të kutisë së Pandorës në Ballkan, Anxhela Merkel theksoi, nga Bosnja, shenjtërinë e territoreve të paprekshëm dhe ajo dërgoi shefin e vet të diplomacisë, Haiko Mass, për ta përsëritur këtë në shtator në Tiranë.

Anxhela Merkel insiston: Jemi kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Të gjitha këto ranë në vesh të shurdhër. Madje kohë më vonë, kur u duk se ideja kishte shance të realizohej dhe pas saj ishte Gjermania, ai iu kundërvu hapur kancelares. Gjatë një interviste në Open me Eni Vasilin, ne shtator 2018 ai deklaroi: “Merkel është kancelarja që mbron interesat e vendit të saj, kurse unë ato të vendit tim”.

Ndryshe nga sa thotë sot, se ka qenë kundër këtij obsioni, në videon poshte, duket qartë se ai thotë se ka version gjerman, por ka edhe një tjetër. Pas rishikimit të këtij citimi me zerin e tij, gjithkush mund të gjykojë vetë se për çfatë versioni ka qenë Rama.©Lapsi.al

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/01/eni.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI