Flash

Të braktisur pas tërmetit, banorët e Sukthit në protestë

Lapsi.al 24 January 2020
Të braktisur pas tërmetit, banorët e Sukthit në

Gati dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit që u dëmtoi shtëpitë, banorët e Sukthit ankohen se janë harruar nga Bashkia Durrës dhe qeverisja qëndrore.

"Gjatë 5 ditëve kanë ardhur inxhinierët grekë me sy të lirë, kanë parë pallatet, kanë vendosur shiritat dhe u kanë vendosur nga një kryq të verdhë. Që do të thotë që për momentin mos banoni se do vinë ekspertë me aparatura që do na thonë se çfarë do bëjmë me familjet dhe shtëpitë tona", thote nje banor per Ora News.

Ndaj këtë të premte nje pjesë e tyre zbriti në protestë.

U ankuan për vonesa në verikimin e dëmeve cka sipas tyre i ka lënë pa shtëpi e pa bonus qiraje.

"Shkova në Bashkinë e Durrësit, nuk është akt konstatimi për të dhënë bonus qiraje. Dhe vlerësimi i dëmeve për t'i rehabilituar këto pallate", shprehet nje banor tjeter.

Neglizhenca e pushtetit vendor, sipas banorëve i ka bërë të ngrenë dyshime për selektivizëm politik nga Bashkia e Durrësit.

Ndaj Ferdinand Xhaferri, si përfaqësues i opozitës akuzoi Bashkinë e Durrësit dhe qeverinë e Edi Ramës për papërgjegjmëri.

"Kanë kaluar dy muaj dhe qeveria ende nuk ka përcaktuar nëse do të shemben apo jo. Sikurse për mijëra banesa të tjera me dëme të konsiderueshme, askush nuk e di se çfarë do të bëhet. Kemi 600 familje që jetojnë në çadra dhe qytetarët duan të dinë se çfarë do të bëhet problemin e tyre", tha Xhaferri.

Në Bashkinë e Durrësi janë rreth 4000 mijë kërkesa për bonus qiraje, por vetëm 900 prej tyre sipas të dhënave kanë marrë bonusin e qirasë./ Ora

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI