Flash

PS 'lëshon' kryebashkiakun e Bulqizës: Të qënit përdorues droge, nuk përshtatet me funksionin publik (VIDEO)

Lapsi.al 24 January 2020
PS 'lëshon' kryebashkiakun e Bulqizës: Të qënit

Pas Ulsi Manjës një ditë më parë, një tjetër zyrtar i mazhorancës ka folur sot për videon ku shihet kryebashkiaku i Bulqizës duke pirë kokainë. Ermonela Felaj është distancuar nga Lefter Alla dhe ka thënë se sjellja e tij është e papranueshme për funksionin që ai ushtron.

"Më vjen mirë që ka reagim shoqëror. Sjellje të tilla janë të papranueshme për shoqërinë, për cdo lloj funksionari. Nëse dikush thyen rregullat e punës dhe etikën, sigurisht që nuk meriton më ta ushtrojë këtë funksion. Të qënit përdorues nuk përshtatet me detyrë e një funksionari publik kushdo qoftë ai", tha deputetja e PS-së.

Duket se Partia Socialiste e ka lëshuar tashmë kryebashkiakun e Bulqizës. Askush deri më tani s'ka dalë në mbrotje të tij, por ditë pas dite ka reagime që e dënojnë sjelljen e tij. Një ditë më parë Lefter Alla u thirr nga SPAK për t'u marrë në pyetje lidhur me videon e denoncuar nga gazetari Artan Hoxha. Ndërkohë sot pati raportime në media se SPAK ka kërkuar që kryebashkiakut të Bulqizës t'i bëhet testi i drogës.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI