Flash

Pasi u rrëmbye Harun Çelik, turku Selami Simsek kërkon azil: Në Turqi më rrezikohet jeta

Lapsi.al 24 January 2020
Pasi u rrëmbye Harun Çelik, turku Selami Simsek kërkon azil:

Frika se mos pëson të njëjtin fat si Harun Celik, i cili u rrëmbye nga shërbimi sekret turk në Tiranë, ka bërë që një tjetër shtetas turk që ndodhet në vendin tonë të kërkojë azil politik në Shqipëri. Eshtë fjala për shtetasin Selami Simsek.

“Këtë kërkesë e paraqes pranë zyrës së Kufirit dhe Migracionit Tiranë, që të fillojë procedura në emrin tim sa më shpejt të jetë e mundur, për azil. Këtë kërkesë e paraqes për shkak se në Turqi, shteti mendon që unë jam anëtar i Lëvizjes Gulen, dhe mendoj se atje mund t’i nënshtrohem veprimeve keqtrajtuese”, shkruan Simseku në letrën drejtuar Zyrës shqiptare të Emigracionit.

Simseku është arrestuar në të njëjtën ditë me Harun Çelik, mësuesin e dëbuar nga Shqipëria pak javë më parë, në përpjekje për të udhëtuar me vizë false, tranzit, nga Rinasi drejt Kanadasë. Mirëpo çështja e tyre është ndarë.

Harun Çeliku u dënua me 5 muaj burg në Shqipëri dhe pas shlyerjes së dënimit u dërgua në Turqi, pavarësisht se kishte kërkuar azil politik. Duket se ky ishte akt tolerimi i qeverisë shqiptare për t'i shërbyer Erdoganit, i cili e konsideron si terroriste lëvizjen e Gylen. Në 13 janar 2020, gjykata pranoi gjykim të shkurtuar për Simsekun. Seanca e radhës do të zhvillohet me 27 janar.

Avokati i Çelikut, Alban Bengasi tha se nuk i është komunikuar ende zyrtarisht procedura që ndoqi shteti shqiptar për dëbimin e Çelikut, më 1 janar drejt Turqisë. Bengasi tha se për këtë i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme informacione zyrtare. Me të mbërritur në Turqi, Harun Çelik u përball me akuzat e pjesëmarrjes në organizatën e Gülen dhe u arrestua.

Mediat turke e raportuan si operacion të shërbimeve sekrete turke, ndërsa deri më sot autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë asnjë shpjegim.

Vendimi i shtetit shqiptar për dëbimin e Çelikut është quajtur nga Këshilli i Europës si shkelje e të drejtave të njeriut. Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu, po ashtu, i ka kërkuar shtetit shqiptar të bëjë transparent procedurat që u ndoqën për dërgimin e Çelikut në Turqi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI