Flash

Ndarja e Kosovës/ Raundi i fundit i ndeshjes Rama- Haradinaj

Lapsi.al 24 January 2020
Ndarja e Kosovës/ Raundi i fundit i ndeshjes Rama- Haradinaj

Duke e pranuar të gjitha palët se tashmë projekti i coptimit të Kosovës ka vdekur, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj po përplasen për vendin që do të zënë në histori: kush ka dashur të shkëmbejë kufijtë dhe cili i ka mbrojtur ato. Edhe të enjten në mbrëmje, Ramush Haradinaj, i ftuar në “Open” për të komentuar padinë për shpifje që kryeministri shqiptar i ka bërë në gjykatën e Prishtinës, ka përsëritur tezën e njohur.

Lexo më tej:

"Shihemi në gjyq"/ Historia e gjithë përplasjeve Rama- Haradinaj

Sipas Haradinajt, Rama ka qenë i involvuar në këtë projekt që kur shpeshtoi takimet e vizitat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, “prej atëherë ka nisur ideja për ndarjen e Kosovës”, tha ai në Open duke iu referuar periudhës së mandatit të parë të Ramës si kryeministër.

“Ai ka qenë ideator dhe ka lobuar për ndarjen e Kosovës. Ai ka lobuar në media dhe me aktorë të tjerë në biseda me të huaj. Madje këtë bisedë e ka bërë edhe në tavolina ku unë kam qenë prezent”, këmbënguli Haradinaj duke e konsideruar një pafytyrësi nismën për të paditur atë për shpifje, pasi ai ia doli të shpëtojë Kosovën nga coptimi.

Rama i përgjigjet Haradinajt: Nuk tregohen ato që fliten në samite

Por ndonëse Ramushi e etiketoi disa herë me radhë si "fanatik të ndarjes", kryeministri shqiptar i ka hedhur poshtë akuzat këtë të premte. Me stilin e tij të njohur, ku batuta shpesh përpiqet të fshehë thelbin, Rama ka shkruar se “Ramushi e ka kthyer shpifjen në pushkë që kur ka lënë pushkën”, duke shtuar, po me stilin e tij, që kryeministri kosovar e cilësoi si hajgarexhi: "E vërteta është se unë kam dashur ta ndaj Kosovën, po aq sa ç’ka dashur Ramushi ta ndajë Princ Harryn nga Familja Mbretërore! Shkurt fjala, komandanti i djeshëm i UÇK-së, Ramush Haradinaj, e ka merituar dhe do ta ketë për gjithë jetën respektin tim, për gjithçka i ka dhënë kauzës së lirisë së Kosovës, ndërsa politikani i sotëm Ramush Haradinaj, meriton vetëm keqardhjen time për bërllogun politik e gjuhësor, ku ushtron veprimtarinë dhe pushtetin e tij”.

Kjo nuk është përplasja e parë e dy kryeministrave të shteteve shqiptare, që kur ata janë detyruar të bashketojnë me njëri- tjetrin. Ata janë përballur fillimisht me deklarata, në fillim të shkurtit 2016, një ditë përpara festimeve për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Edi Rama, pas lajmit të marrëveshjes se demarkacionit (përcaktimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi) deklaroi në një intervistë me Baton Haxhiun në Klan Kosova se mbajtja peng e saj ishte një shpikje e Ramush Haradinajt. Ky i fundit u përgjigj: “Edi Rama le të merret me shpikjet e veta se i dalin boll”.

Përplasja mes dy kryeministrave u rindez pas samitit të Berlinit. Në një intervistë për televizionin kosovar T7, shefi i qeverisë deklaroi se gjatë mbledhjes së liderëve ballkanikë, Rama dhe Hashim Thaçi, i bënin atij më shumë presion se sa Merkeli dhe Makroni për të hequr taksën për produktet serbe.

Checknews/ Kush gënjen, Edi apo Ramushi?

Edi Rama nuk e duroi dot këtë paraqitje, ku shfaqej me dy fytyra. Ai shkroi një letër të gjatë (shkrimi poshtë) kundër Haradinajt, ku në fakt e akuzonte atë për dy gjëra krejtësisht kontradiktore me njëra- tjetrën: edhe se po gënjente edhe se po thyente kodin e nxjerrjes në publik të bisedave konfidencale.

Kulmi arriti në tetorin e shkuar, kur në intervistën me Artur Zhejin, Haradinaj pati thënë se ai, me anë të vendosjes së taksës dhe ngrirjes së dialogut me Serbinë, kishte shpëtuar minierën e Trepçës nga ndarja, si një ndërmarrje me shumë fitim që ishte parashikuar t'i takonte serbëve në planin e ndarjes së kufijve të hartuar nga Rama, Thaçi dhe Vuçiç. Pikërisht kjo gjë shkaktoi edhe gjyqin mes tyre.

Pjesë e kësaj përballje është edhe shkëmbimi i batutave të ditëve të fundit, të cilat nuk kanë më vlerë për të mbrojtur kufijtë e Kosovës, por për të përcaktuar se cili do luajë rolin e të mirit apo të keqit ne historinë e saj.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Me sytë katër

PAPARAZZI