Flash

Michelle Carter , e lirë pas vrasjes të së dashurit

Lapsi.al 24 January 2020
Michelle Carter , e lirë pas vrasjes të së dashurit

Michelle Carter, e dënuar për vrasje të pavullnetshme sepse bindi të dashurin të vriste veten, u la e lirë këtë të enjte, disa muaj para afatit të përfundimit të dënimit për shkak të sjelljes së mirë.

Carter, sot 23 vjeç, nisi të vuante dënimin prej 15 muajsh në shkurt, por për shkak të sjelljes së mirë, u la e lirë. “Ajo ka marrë pjesë në një seri programesh, ka punuar në burg, ka qenë e sjellshme me stafin dhe të burgosurat e tjera si edhe nuk është përfshirë në çështje që bien ndesh me disiplinën,” u shprehën zyrtarët sipas CNN.

Michelle dhe Conrad – dy adoleshentë që jetonin disa orë larg njëri-tjetrit në dy qytete të Massachusetts – u takuan në vitin 2012 teksa vizitonin familjet e tyre në Florida. Pavarësisht se lidhja filloi në distancë, ia dolën që të qëndronin bashkë për dy vite. Në korrik të 2014-s, Conrad u gjet i pajetë në Fairhaven, qytet në Massachusetts, pasi helmoi veten me monoksid karboni. Ishte vetëm 18 vjeç. Më pas, policia zbuloi tekste tronditëse të Michelle, e cila i kërkonte të vriste veten. Në mesazhe, Michelle përshkruante mënyra të ndryshme si ai mund ta kryente vetëvrasjen.

Avokatët e Michelle provuan se vajza kishte një karakter të trazuar dhe vuante nga probleme të theksuara të shëndetit mendor. Provat e mëvonshme vërtetuan se Conrad u vetëvra nga veprimet e tij fizike dhe mendore.

Gjyqi i saj ishte një nga më të diskutuarit në vitin 2016.

Të këshilluara

Kendall Jenner rikthehet me ish të dashurin

Disa ditë më parë Kendall Jenner u pa me basketbollistin Ben Simmons, teksa po kalonin kohë së bashku në New York. Menjëherë nisën të qarkullonin lajme k...

15:25

Rikthehet ‘Mean Girls'

Filmi ikonik i vitit 2004 do të rikthehet sërish në ekran, por me një tjetër vizion. Në 2018-n, filmi u përshtat në një shfaqje teatrale për Broadway dhe ajo sh...

14:50

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI