Flash

Video me kokainë, kryebashkiaku i Bulqizës del nga SPAK-u: E ka në dorë drejtësia këtë punë

Lapsi.al 23 January 2020
Video me kokainë, kryebashkiaku i Bulqizës del nga SPAK-u: E ka

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është rrethuar nga mediat menjëherë sapo ka dalë nga SPAK, ku edhe ka dhënë deklaratën e tij pas publikimit të videos ku shfaqej duke pirë kokainë. I rrethuar nga gazetarët e i zënë ngushtë, kryebashkiaku Alla nuk ka dashur t’i përgjigjej gazetarëve, madje duke i dëbuar i ka ikur edhe zëri.

“Nuk kam koment. Komentet i lashë në Prokurori. E ka në dorë drejtësia këtë punë. Ik tashi,”-tha Alla teksa pyetej nga gazetarët.

Më shumë detaje ka dhënë avokati i tij mbojtës, Petrit Ismaili, i cili tha se videoja ishte një montazh dhe se e vërteta do të dilte në pah.

“Nuk dha asnjë deklarim në SPAK. Do sqarohet situata. Videoja është e paqartë. Është montazh, nuk duhet fare,”-është shprehur avokati duke mbajtur versionin e klientit të tij në daljet publike.

Të këshilluara

San Marino asnjë ftesë për Elvana Gjatën

Një thashethem mjaft interesant ka qarkulluar një ditë më parë nëpër portale. Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e Elvana Gjatës në Eurovizon. Fansat e këngëtares kan...

16:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI