Flash

Video e kryebashkiakut me kokainë, Artan Hoxha tregon çfarë u tha prokurorëve të SPAK

Lapsi.al 23 January 2020
Video e kryebashkiakut me kokainë, Artan Hoxha tregon çfarë u

Gazetari Artan Hoxha i cili ka bërë publike edhe videon ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duket duke pirë kokainë, ka dalë nga prokuroria e SPAK, pasi ka dhënë dëshminë e tij. Hoxha u ka dhënë përgjigje dhe akuzave se është përdorur nga politika. Sipas tij, askush nuk e lidh dot me Salianjin apo me çështje si ‘Babale 2’, apo ‘Babale 3’.

‘Unë paraqita mënyrën se si mora videon. Çfarë disponoja ia kam paraqitur prokurorisë. I kam dhënë prokurorit çdo informacion që ai ka dashur. Sigurisht pres që SPAK të jetë në lartësinë e pritshmërinë e shqiptarëve. Kam besim se do ta bëjnë punën e tyre. E kuptoj linjën e mazhorancës, persona që kanë përgjegjësi morale dhe po mundohen ta faktorizojnë. Edhe pronarët e medieve, ish-kolegët, ish-gazetarët që sot janë bërë pronarë, që po mundohen ta shpëtojnë këtë ngërç që ka zënë mazhorancën, nuk mund të më lidhin mua me politikën apo me ish-deputetin Salianji’, deklaroi gjatë fjalës së tij, Artan Hoxha.

Të këshilluara

San Marino asnjë ftesë për Elvana Gjatën

Një thashethem mjaft interesant ka qarkulluar një ditë më parë nëpër portale. Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e Elvana Gjatës në Eurovizon. Fansat e këngëtares kan...

16:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI