I gjendur nën presionin e kritikave për koncesionet në shëndetësi kryeministri Edi Rama, ka gjetur më në fund një shifër "pozitive" për të propoganguar suksesin e Check- upp. Përmes një postimi në Facebook, ka publikuar të dhënat sesa njerëz kanë kryer Kontrollin Bazë Shëndetësor bazë falas, për 2019.
“MIRËMËNGJES?
482,711 qytetarë kryen Kontrollin Mjekësor Bazë FALAS në vitin 2019 ose +13% më shumë se viti paraardhës, duke tejkaluar objektivin e përcaktuar prej 475 mijë qytetarë\ vit.
Ky program kombëtar është vlerësuar lart nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe përtej baltës politike të radhës, ka ndihmuar dhjetëra mijëra njerëz të marrin masa për organizmin e tyre?”, shkruan Rama.
Por shifra e ngritur lart nga kryeministri nuk e mbulon dot dështimin skandaloz financiar të këtij projekti. Shifrat zyrtare, të publikuara nga Ministria e Financave, kanë treguar se shteti e ka paguar koncesionarin e kontrollit bazë mjekësore (check-up) për 580 mijë kontrolle të pakryera përgjatë periudhës 2015-2018. të publikuar nga Ministria e Financave.
Sipas këtyre të dhënave koncesionari ka marrë rreth 1.1 miliardë lekë (8.5 milionë euro) në periudhën 2015-2018 për kontrollet që realisht nuk i ka kryer! Numri real i kontrolleve të kryera për periudhën 2015-2018 ka qenë shumë më i ulët, përkatësisht 244,420 në vitin 2015; 329,555 në 2016; 316,601 në 2017 dhe 2018 në 428,891 . Në total, për këto 4 vjet, diferenca mes kontrolleve të paguara dhe atyre të realizuara rezulton 580,533.
Por edhe shifra që Rama e quan si sukses të 2019 është një mashtrim. Ajo vjen pas një manipulimi që qeveria bëri për të paguar me çdo kusht privatin, duke rritur me dhjetë vite moshën e qytetarëve që duhet ti nënshtroheshin analizave vetëm për ti paguar të njëjtën shifër koncesionarit. Pasi eksperienca qe një dështim du vite me radhë, në vend që të bënte një reduktim të fondit që i jep kompanisë së Vilma Nushit, ish ministri Ilir Beqja vendosi të rrisë me dhjetë vjet ( nga 40 – në 65 vjeç u bë 35 deri në 70) brezin moshor të atyre që mund të bëjnë kontrollin mjekësor falas. Me një deklaratë qesharake Beqja tha atëhere se njerëzit nuk ishin paraqitur për të bërë analizat, pa para, sepse i kishte penguar propaganda shpifëse e opozitës.
Lexo me tej:
Prova se si ish ministri Beqja manipuloi nje vit me pare me shifrat e Check Up
Si u rrit mosha nje vit me pare per t'i dhene me shume para koncesionarit
Prandaj edhe shifra që Rama propogandon sot është përpjekja e fundit për të justifikuar një politikë të gabuar që i ka kushtuar shqiptarëve mbi 8.5 milionë euro të vajtura kot në xhepin e privatit.
©Lapsi.al