Flash

Largimi i Taylor Swift për një vit nga muzika (Video)

Lapsi.al 23 January 2020
Largimi i Taylor Swift për një vit nga muzika (Video)

"Askush nuk më pa fizikisht për një vit. Mendoja se këtë donin. M’u desh të shkatërroja një sistem të tërë besimi, ta hidhja poshtë dhe ta refuzoja,” shprehet Taylor Swift në trailerin e “Miss Americana”, dokumentari i saj në Netflix. Në video, Taylor tregon për momentin kur vendosi të “zhdukej” nga jeta publike, të mos takonte askënd dhe të rigjente veten. “U bëra personi që të tjerët donin,” reflekton Swift në një moment.

Miss Americana” duket se do të trajtojë mënyrën si u shndërrua Taylor nga një vajzë e ëmbël që thoshte vetëm “të lutem” dhe “faleminderit” në një aktiviste, më “agresive”, e cila nuk kishte frikë të shprehte hapur mendimet e veta, qofshin këto edhe politike. Rrugëtimi në muzikë i Taylor-it, duket nuk ka qenë aspak i lehtë.

Regjia e dokumentarit iu besua Lana Wilson e njohur për dokumentarët “After Tiller” dhe “The Departure”.

“Miss Americana” ka premierën nesër (23 janar) në Sundance Film Festival në Utah në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 31 janar, dokumentari do të shfaqet në Netflix dhe disa kinema të zgjedhura.

Të këshilluara

Albumi i Selena-s mund Justin Bieber

Të dy i promovuan albumet shumë e madje shkuan deri në atë pikë ku i kanë lutur fansat të blejnë dhe të dëgjojnë albumin sa më shumë. Kështu, Selena Gomez ia ar...

20:04

Mozzik i dedikon një këngë Loredanës

Ditën e sotme Mozzik ka hedhur në treg bashkëpunimin e tij të parë me reperen Tayna Projekti i tyre muzikor mban titullin “Edhe ti” dhe që në orët e para të ...

16:43

Sportistët më të paguar të dekadës (FOTO)

Si në çdo kategori tjetër, “Revista Forbes” ka përpiluar dhe listën e atletëve më të paguar të dekadës që po i vjen fundi, dhe duhet ta themi, bëhet fjalë për s...

16:10

Teo Hernandez, në një lidhje të re (FOTO)

Teo Hernandez, lojtari i Milani është duke kaluar një moment fantastik dhe çdo ndeshje e më tepër po bëhet më i rëndësishëm për kuqezinjtë. Përveç momentit f...

15:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI