Flash

I dërguari i Trump i kërkon Albin Kurtit të heqë taksën me Serbinë

Lapsi.al 23 January 2020
I dërguari i Trump i kërkon Albin Kurtit të heqë taksën

Ambasadori Richard Grenell, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si i dërguari i posaçëm për dialogun Prishtinë - Beograd i presidentit Donald Trump.

Menjëherë pas këtij takimi, Grenell deklaroi se çështja e krijimit të qeverisë nuk është çështje e tij dhe se nuk i intereson.

“Edhe vende si Britania e Gjermania kanë pasur probleme me krijimin e koalicioneve për qeverisje”, i tha Grenell Kurtit.

Grenell u shpreh se fokusi i tij është ekonomia, duke marrë shembull suksesin e administratës së Presidentit Trump. Më pas shtoi se apeli i tij është që të punojnë drejt zhvillimit ekonomik dhe se duhet të krijohen vende të reja pune.

Ambasadori Grenell ritheksoi se taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake duhet të hiqet, ndërsa Serbia nga ana e saj duhet të ndalojë fushatën e saj kundër Kosovës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI