Flash

Financohej nga Irani/ Ministria e Arsimit mbyll shkollën në Tiranë (Dokumenti)

Lapsi.al 23 January 2020
Financohej nga Irani/ Ministria e Arsimit mbyll shkollën në

Ministria e Arsimit ka mbyllur shkollën “Saadi” që ushtronte aktivitet prej disa vitesh në Tiranë. Vendimi është marrë ditët e fundit dhe mban firmën e ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Ministria nuk jep detaje mbi arsyet që kanë çuar në këtë vendim të beftë, por duket se gjithçka ka ardhur pas shpalljes “non grata” të dy diplomatëve iranianë në Tiranë pak ditë më parë.

Diplomatët janë Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast. Njëri prej tyre ishte drejtues i fondacionit “Saadi Shirazi” që financon pikërisht shkollën në fjalë.

Në vendimin për mbylljen e shkollës, ministria i kërkon asaj që t’u kthejë nxënësve pagesat e kryera deri më tani, të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për t’u registruar në shkolla të tjera dhe të dorëzojë regjistrat.

Gjithashtu urdhërohet edhe ngritja e një komisioni prej tre vetash që do të ndjekin procedurat e mbylljes së shkollës./ abcnews.al

 

Të këshilluara

Mbërrin në Tiranë ambasadorja e re e SHBA

Ka mbërritur sot në Shqipëri ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Pak ditë më parë u njoftua se ambasadorja Yuri Kim do të marrë zyrt...

17:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI