Flash

Arsyeja e ndarjes së Rihannës nga miliarderi

Lapsi.al 23 January 2020
Arsyeja e ndarjes së Rihannës nga miliarderi

Javën e kaluar u bë publike ndarja e Rihanna-s nga i dashuri i saj miliarder, Hassan Jameel, por s’u tha asgjë në lidhje me motivet që e shtynë dyshen t’i jepte fund.

Njër burim tha për revistën se “jetët e tyre ishin shumë të ndryshme dhe e kishin të vështirë të mirëmbanin lidhjen." Jameel është biznesmen saudit. Rihanna është Rihanna, ka dy marka veshjesh, një produktesh bukurie dhe një karrierë si këngëtare. Verën e kaluar, Rihanna tha për Interview se pasi njohu Hassan filloi të balanconte kohën që kalonte në punë dhe kohën e lirë. “Vitet e fundit kam kuptuar se duhet të marrësh kohë për veten sepse e ke vetë në dorë shëndetin mendor,” tha ajo. “Nëse s’je e lumtur, nuk do të jesh e lumtur edhe nëse bën gjërat që të pëlqejnë. Të duket si angari dhe s’dua kurrë që puna të më kthehet në angari. Karriera është qëllimi im në jetë dhe dua të jetë gjithmonë burim lumturie për mua. U kam dhënë rëndësi gjërave të vogla, si për shembull një shëtitje apo bërjen e pazareve. Jam lidhur dhe kjo ka rëndësi për mua. E dija që duhet të gjeja kohë për gjërat që doja të bëja. Porsi kujdesem për bizneset, duhet të kujdesem edhe për këtë. Marr pushim dy, tre ditë rresht. Në kalendarin tim kemi famëkeqen ‘P,” që do të thotë ditë personale. Është diçka e re."

People nuk përcaktoi kush la kë dhe kur ndodhi e gjithë kjo. Rihanna është zyrtarisht beqare dhe është parë në shoqërinë e Drake dhe A$AP Rocky.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI