Flash

Tik Tok rrëzon nga froni aplikacionet e tjera

Lapsi.al 22 January 2020
Tik Tok rrëzon nga froni aplikacionet e tjera

Bëhet fjalë për TikTok-un dhe pritshmërinë që ky aplikacion relativisht i ri, të bëhet më i famshëm, rrjedhimisht dhe më i përdorur se Instagrami, e ka dikush që nga rrjetet sociale ka njohur të mjaftueshme.

Evan Spiegel, themelues dhe zotërues i Snapchat, beson se TikTok ka fuqinë që ta rrëzojë Instagram-in nga froni i popullaritetit dhe një ndër arsyet është sepse përodoresit e këtij aplikacioni, kanë si thelb të postimeve të tyre talentin. “Njerëzit që shpenzojnë disa orë për të mësuar një kërcim të ri apo që mendojnë një mënyrë kreative për të thënë një histori, përdorin këtë rrjet dhe po argëtojnë përdoruesit e tjerë”- shprehet Spiegel dhe vazhdon- “Ka shumë mundësi që kjo platformë që ka për bazë talentin e njerëzve dhe përmbajtjen, të rezultojë më e suksesshme se platforma që ka në thelb sipërfaqen dhe statusin e dikujt. Jam një fans i madh i TikTok. Origjina e rrjeteve sociale ka në thelb pikërisht këtë, atë që njerëzit janë dhe përpjekjet e tyre për t’u dukur cool, për të marrë pëlqime dhe komente.” E në fakt, shifrat e mbështesin teorinë e CEO-së të Snapchat. TikTok njohu një rritje të jashtëzakonshme në numra në 2019-ën, ndërkohë që Instagram për herë të parë e ngadalsoi rritjen në përdorues. Aktualisht numërojnë gati 1 miliardë përdorues secili, por të presim e të shohim kush do e fitojë luftën e popullaritetit.

Të këshilluara

Fotot më të bukura të dekadës së fundit

Oscar Pistorious që ecën pa këmbët protezë dhe përmbytja e anijes “Costa Concordia”. Janë këto dy nga fotot e dekadës, por jo vetëm. Fotografët shpesh janë ata ...

23:34

5 gabimet që ju lënë zgjuar gjithë natën

Rrotullohesh për orë të tëra në shtrat duke mos gjetur pozicionin e duhur? Vazhdon të mendosh për ditën që sapo mbylle ose për atë që do të fillojë? Shikon vazh...

15:52

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI