Flash

Studimi: Të flesh pak, shton më shumë kilogramë

Lapsi.al 22 January 2020
Studimi: Të flesh pak, shton më shumë kilogramë

Për disa që nuk kanë nevojë të humbin kilogramët, ideja e konsumimit të ushqimit nuk është edhe aq tunduese sesa për të tjerët. Mbipesha është një problem në masë tashmë, si pasojë e së cilës njerëzit ankohen nga zhvillimi i sëmundjeve të ndryshme si diabeti, sëmundje kardiovaskulare, lodhje e shumë të tjera. Por si mund të veprojmë dhe a ndikon shëndeti i tepërt edhe në aftësi të tjera?

Mjekët  e thonë prej kohësh se njerëzit që e kufizojnë dëshirën e tyre për të ngrënë gjithçka kanë gjumë e jetë seksuale të përmirësuar dhe shëndeti i tyre metabolik e kardiovaskular është më pak i rrezikuar.

Studiuesit në “Baton Rouge” në Los Anxhelos kanë bërë një shqyrtim të një studimi 2-vjeçar duke krahasuar efektet e kufizimit të kalorive për 218 njerëz të shëndetshëm me peshë normale, me moshë nga 20 deri  57 vjeç, ku gati 70% ishin femra. Krahasuar me disa të rritur që e kalojnë jetën e tyre duke ngrënë çfarë të duan, sipas një studimi njerëzit normal që hanin më pak sesa dëshironin, për të njëjtën shtrirje kohore si të parët, ishin më të lumtur dhe më pak të stresuar, bënin gjumë më të mirë dhe kishin një jetë seksuale më aktive. Dy të tretat e pjesëmarrësve kanë ulur konsumin normal të kalorive me 25%, ndërkohë që pjesa e mbetur është ushqyer me sasinë që ka konsumuar gjithnjë.  Përveç mbajtjes shënim të ndryshimit të peshës gjatë kësaj kohe, studiuesit e përqendruan vëmendjen e tyre edhe në faktorët e tjerë, si gjumi dhe seksualiteti.  Në fund të vitit të parë, nivelet e testosteronit ranë te meshkujt që  konsumonin pa sasi, por jo te grupi tjetër. Ky studim mund të përdoret si referues nga mjekët për pacientët që tashmë janë mbipeshë, por edhe për ata normalët.  Nga e gjithë kjo kuptojmë se duhet që të gjithë të konsumojmë më pak pavarësisht peshës, të kemi kujdes me sasinë dhe të kontrollojmë kaloritë që konsumojmë në vaktet e ditës. Edhe ju që nuk e vuani mbipeshën, hani më pak!

Të këshilluara

Fotot më të bukura të dekadës së fundit

Oscar Pistorious që ecën pa këmbët protezë dhe përmbytja e anijes “Costa Concordia”. Janë këto dy nga fotot e dekadës, por jo vetëm. Fotografët shpesh janë ata ...

23:34

5 gabimet që ju lënë zgjuar gjithë natën

Rrotullohesh për orë të tëra në shtrat duke mos gjetur pozicionin e duhur? Vazhdon të mendosh për ditën që sapo mbylle ose për atë që do të fillojë? Shikon vazh...

15:52

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI