Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Standarti i dyfishtë i presidentit për protestat e dhunshme

Lapsi.al 22 January 2020
Standarti i dyfishtë i presidentit për protestat e dhunshme

Ilir Meta e ka përshktuar 21 janarin si një ngjarje për të cilën duhet fajesuar opozita që organizoi demostrata të dhunshme. Gjatë një interviste për ABC NEVS ai tha: "Sa i takon 21 janarit tjetër, sigurisht që nuk kemi asnjë arsye për t’u krenuar. Është një ngjarje që na kujton se sa tragjike është kur opozita përdor dhunën për të arritur objektiva politike të pandershme. Dhe se sa e rëndë është kur instrumentalizohen qytetarët për qëllime të tilla, sidomos kur nxiten në rrugën e dhunës. Kjo ngjarje na kujton se duhet të heqim dorë një herë e përgjithmonë nga dhuna si një mjet i arritjes së qëllimeve politike" ka përfunduar kreu i shtetit duke mos gjetur asnjë fjalë kritike për pushtetin që vrau 4 protestues por vetëm për ish opozitën socialiste që i çoi protestuesit para kryeministrisë.

Ndonëse ky është një koncept i papranueshëm, këtu presidenti ka rënë në kurthin e një gjykimi me dy standarte. Pasi nuk mund të fajësosh vetëm opozitën në 21 janar për përdorimin e dhunës,  ndërkohë kur për protestat me molotov të PD- LSI në pranverën e shkuar e ke vënë theksin tek veprimet shproporcionale të policisë (që nuk vrau, por përdori gaz lotsjellës) kundër demostruesve. Në këtë rast kreu i shtetit përdori standarte dyfishe në gjykim që nuk i bëjnë nder rolit të tij "mbi palët".

©Lapsi.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Rrogozhinë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Rrogozhinë. Sipas informacioneve mësohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anë...

18:23

Secili ka zgjedhur 21 janarin e vet

Nga Astrit Patozi Secili ka zgjedhur 21 janarin e vet, jo për të respektuar vlerat dhe parimet që mbron, por për t’ia përplasur historinë në fytyrë kundërsh...

17:45

Gjykata lë në burg bandën e Shullazit

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot të mbajë në paraburgim grupin e Emiljano Shullazit. Grupi prej 5 anëtarësh kishte kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë ...

17:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI