Flash

Përfaqësuesja e On Record, e zhgënjyer ndaj Mozzik dhe Getinjos

Lapsi.al 22 January 2020
Përfaqësuesja e On Record, e zhgënjyer ndaj Mozzik dhe Getinjos

On Records prej disa muajsh ka qenë shumë e përfolur për prishje kontratash, heqje këngësh nga YouTube etj, pra me pak fjalë një vend nga  ku lindin problemet, por kush e ka fajin?!

E ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, ka qenë e ftuar përfaqësuesja e kësaj shtepie diskografike Edona Gashi, e cila hedhur dritë mbi këto ngjarje. Ajo si fillim ka folur për largimin e Getinjos dhe Mozzik nga kjo kompani e cila ishte si një familje për ta. Edona shprehet se të dy janë larguar pa asnjë arsye dhe pa asnjë njoftim drejtpërdrejt. Gjithçka u mor vesh nga një postim që kishin bërë në rrjetet sociale. “Përsa i përket largimit të Getinjos dhe Mozzik, ka qenë një largim i padiskutueshëm. Largimi i tyre është bërë me anë të një postimi në rrjetet sociale ku momentalisht ata ishin duke qëndruar në Stamboll. Janë larguar pa e diskutuar, pa e ballafaquar. Nuk është njerëzore përderisa njerëzit e kompanisë i quani vllezër dhe familje. Nuk besoj se njeriu largohet nga familja pa dhënë një sqarim. Kjo është arsyeja pse ata vazhdojnë të jenë në gjyq. Kompania i ka mirëpritur, pavarësisht kur kanë ardhur në fillim kanë insistuar që t’i marrim dhe nuk kanë kërkuar as përqindje. Madje sipas tyre ata kanë kërkuar të qëndrojnë 10 vjet pa asnjë përqindje në këtë kompani. Madje kompania për mos qenë e padrejtë, menaxheri ka fol me ta e ka diskutuar dhe u ka thënë djelmoshave që jo, ne kemi këtë kontratë, mund ta shikoni para se ta firmosni, kjo është përqindja që të takon etj dhe përderisa e firmosën dhe ranë dakort, nuk është njerëzore nëse futen njerëzit e tretë në mes edhe ta imponojnë ndoshta të largohesh prej njerëzve që të kanë sjellë në këtë pikë. On Records është ai që i ka dhënë famë”, shprehet Edona Gashi, përfaqësuesja e On Records.

Të këshilluara

Sportistët më të paguar të dekadës (FOTO)

Si në çdo kategori tjetër, “Revista Forbes” ka përpiluar dhe listën e atletëve më të paguar të dekadës që po i vjen fundi, dhe duhet ta themi, bëhet fjalë për s...

16:10

Teo Hernandez, në një lidhje të re (FOTO)

Teo Hernandez, lojtari i Milani është duke kaluar një moment fantastik dhe çdo ndeshje e më tepër po bëhet më i rëndësishëm për kuqezinjtë. Përveç momentit f...

15:30

Publikohet bashkëpunimi i Tayna dhe Mozzik

Ditën e djeshme në internet doli kënga e Mozzik dhe Tayna. Ndonëse, “Edhe ti”, ishte planifikuar të publikohej më 28 janar, dikush iu ‘prishi punë’ dhe dyshj...

12:53

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI