Flash

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

PD- LSI si zjarrfikës kundër opozitarizmit

Lapsi.al 22 January 2020
PD- LSI si zjarrfikës kundër opozitarizmit
Historia po përsëritet tragjikisht, e njëjtë si pothuajse një vit më parë. Të gjithë atyre që janë ngritur sot për të kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për të kundërshtuar marrëveshjen për tryezën mazhorancë- opozitë, po u bëhet i njëjti proces denigrimi sikurse protestave të studentëve në dhjetor- janarin e shkuar. Kush e kthen pak filmin mbrapsht, për të evokuar ditët fantastike të manifestimeve përpara ministrisë së Arsimit, do të kujtojë me siguri mllefin, helmin dhe dufin që derdhi opozita zyrtare kundër atyre grupeve dhe segmenteve që nuk i kontrollonte dot. Lëvizja për Universitetin dhe Organizata Politike, u etiketuan si marksistë që ishin kundër interesave të studentëve. Lideri i tyre, Arlind Qorri, kauzat dhe betejat e të cilit ndaj qeverisë Rama edhe sot e kësaj dite, janë në një nivel moralisht më të respektueshëm dhe parimisht më të vendosur se ato të PD- LSI, u përgojua si i shitur tek Erion Velija.

Përçarja e studentëve/ Kush po e sulmon Arlind Qorin?

Propaganda e pisët e opozitës arriti deri në atë pikë sa, me anë të organit zyrtar "RD", t'i quante protestuesit si "këlyshë të Qorrit", ndërsa Monika Kryemadhi, me gojën e saj, denonconte OJF e paguara nga kryeministri. Se ç’ndodhi më pas e dinë të gjithë. Partitë futën mes studentëve militantët kokëtrashë të FRPD dhe LRI, ata filluan të grinden me të tjerët, me qëllim që të bashkonin protestën studentore me atë opozitare, duke e dërguar nga rruga e Durrësit drejt bulevardit qëndror. Pak nga pak, edhe me ndihmën e makinerisë së përbindshme të pushtetit, manifestimet u shuan. I njëjti gjyq publik po u bëhet sot edhe aktivistëve të Nisma Thurje, që janë angazhuar në një lëvizje qytetare, e cila militon për një sitem me lista të hapura, që u heq kryetarëve të partive monopolin për përzgjedhjen e deputetëve. Edhe ata, nga i njëjti kor, akuzohen se i shërbejnë Edi Ramës, se favorizojnë ata oligarkë me të cilët opozita zyrtare bën vetëm beteja fallco, se duan të fshijnë nga lista e prioriteteve emergjencën e vjedhjes së votave, etj. Po të njëjtës gjueti shtrigash i janë nënshtruar edhe ata zëra rebelë, që duke qenë kritikë të paepur të rregjimit autokratik të kryeministrit, nuk i durojnë dot piruetat, mungesën e koherencës apo pazaret okulte të opozitës zyrtare. Edhe ata u përgojuan me vetë gojën e liderit demokrat, si revolucionarë apo të shitur tek pushteti.

Basha: Kundër marrëveshjes, revolucionarët dhe të shiturit tek Rama

Natyrisht, unë e kuptoj se pafuqia e opozitës për t'u shkëputur nga sistemi, nuk mund të bashkjetojë as me majtizmin idealist të Arlind Qorit, as me pastërtinë e pakompromis të të rinjve të Organizatës Politike. Eshtë gjithashtu e hamendësueshme se ajo që kërkojnë Endri Shabani e Pano Soko, mund të jetë katërcipërisht e kundërta me konceptin e partisë me tapi që zbaton Basha, apo asaj familjare që trashëgon Kryemadhi. E njëjta gjë mund të thuhet ta zëmë edhe për Fatos Lubonjën, që, herë pas here, zgjedh ta fshikullojë këtë opozitë nga një piedestal moral, që nuk të lejon t'i ndyesh duart në gjirizet e luftës për pushtet. Kur Basha akuzonte Fatos Lubonjën se i shërben Ramës Pra, është e kuptueshme se PD dhe LSI shpesh mund të mos jenë dakord as me këto lëvizje dhe as me këto zëra kritikë. Ata, mund t’i ndajë prej tyre këndvështrimi për botën, taktikat e zgjedhura, mosdakordësia për shumë tema të ndryshme. Po nga këtu e deri tek etiketimi si të shitur, si armiq të opozitarizmit apo si shërbyes të Ramës, është një hendek i madh. Pikërisht këtë hendek po thellon opozita zyrtare, e cila ka rënë pre e slloganit, “kush nuk është me mua është armiku im”. Dhe kjo është gafa më e madhe e saj. Pasi në vend që të luftojnë për krijimin e një fronti të përbashkët, si e vetmja rrugë me anë të së cilës pëmbyset një rregjim, ato e fragmentarizojnë atë. Pasi në vend që t'i hedhin sot benzinë çdo shkëndije që mund të përzhitë kleptokratin në pushtet, ato i friksohen zjarrit që mund t'i djegë, njësoj si Ramën, në të ardhmen. Me frikën se mund të humbasin monololin e një beteje bipartizane, PD dhe LSI janë shndërruar, ndoshta pa e kuptuar, në zjarrfikse të opozitarizmit. Ato po mbajnë larg dhe të përçara të gjitha lëvizjet e tjera anti qeveritare dhe zërat kritikë me këtë pushtet. Dhe paradoksi është se duke akuzuar këta të fundit si të shitur tek Rama, po i shërbejnë në mënyrë perfekte atij.   ©Lapsi.al

Të këshilluara

Gafa e Bild që i nxorri bllof të gjithë

Një shaka prej mediaje bulevardeske e tabloidit gjerman Bild, që publikoi dhe fshiu brenda disa orësh artikullin ku hidheshin dyshime mbi financimet ruse të PD,...

13:17

Serbia po jeton me harresën

Elita politike, intelektuale, religjioze serbe dhe e Serbisë po iu rikthehet rrëfimeve të viteve tetëdhjetë të shekullit të shkuar 1. Banjallukë - Çdo mën...

10:19

Pse po vonohet Albin Kurti?

Marrëveshje nuk pati as sot, ndonëse biseduan tri orë. Albin Kurti dhe Isa Mustafa kishin kohë sa të donin, pasi Kushtetuta e Kosovës nuk parasheh periudhë p...

21:54

Përse Rama vazhdon të tallet me Bashën

Edi Rama e ka hapur vitin politik me një tallje të re ndaj Lulzim Bashës. Ai e ironizoi liderin e opozitës si dikë që ka hequr dorë nga sllogani për largimin e ...

14:41

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI