Flash

Ozzy Osbourne zbulon se është diagnostikuar me Parkinson’s

Lapsi.al 22 January 2020
Ozzy Osbourne zbulon se është diagnostikuar me Parkinson’s

Pas një viti të mbushur me probleme shëndetësore, Ozzy Osbourne zbuloi se është diagnostikuar me Parkinson’s.

Gjatë një interviste me "Good Morning America," solisti i Black Sabbath e quajti 2019-n “vitin më të dhimbshëm dhe më fatkeq” të jetës së tij. Ai tha se ishte diagnostikuar me një sëmundje neurodegjenerative pasi pati disa komplikacione. Osbourne ra keqazi dhe u operua në shpinë dhe qafë.

“Dhashë shfaqjen e fundit vigjilijen e Vitit të Ri. Pastaj rashë keqazi. Duhet të operohesha në qafë dhe operacioni shkaktoi probleme me nervat. Aty mora vesh që kam një formë të lehtë [të Parkinson’s],” tha Osbourne, 71 vjeç, që thuhet se zhvendosi shufrat e metalit që i kishin vendosur në trup pas një aksidenti në vitin 2003. Në 2018-n, muzikanti britanik u dërgua në spital për një infeksion stafilokoku në dorën e djathtë. Një vit më vonë, përfundoi sërish në spital, por këtë herë për pneumoni. Në tetor, u detyrua të shtynte turneun europian si pasojë e problemeve të pareshtura shëndetësore. “Nuk po vdes,” u tha fansave. Gruaja e tij, Sharon Osbourne, 67 vjeçe, tha për emisionin e mëngjesit e diagnoza "nuk ishte dënim me vdekje në asnjë mënyrë.” Ajo shtoi: “Kalon një ditë e mirë, pastaj një tjetër, pastaj një ditë shumë e keqe.”

Ozzy Osbourne zbuloi se po merr të gjitha mjekimet e nevojshme. “Këtë krah e kam të mpirë nga operimi, këmbët më ftohen,” tha ai. “S’e di nëse është prej Parkinson’s apo prej diçkaje tjetër. Ndihem çuditshëm.”

Të këshilluara

Publikohet bashkëpunimi i Tayna dhe Mozzik

Ditën e djeshme në internet doli kënga e Mozzik dhe Tayna. Ndonëse, “Edhe ti”, ishte planifikuar të publikohej më 28 janar, dikush iu ‘prishi punë’ dhe dyshj...

12:53

Stresi një këngë tjetër për Keisin

Marrëdhënia e reperit Stresi me partneren e tij, Keisin, ka qenë prej muajsh një ndër marrëdhëniet më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ndarjet e ribashk...

19:02

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI