Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

News 24 i 'përvishet' Erion Veliajt: Kryebashkiaku “fluturues”, në 2019 mori avionin 3 herë në muaj (VIDEO)

Lapsi.al 22 January 2020
News 24 i 'përvishet' Erion Veliajt: Kryebashkiaku

Erion Veliaj, mund të konsiderohet pa frikë kryebashkiaku fluturues. Jemi mësuar ta shohim qytetarin e parë të Tiranës, të flasë thuajse çdo ditë në media, për pyllin orbital, duke shërbyer vakte në qendrat sociale, apo dhe duke inspektuar nga afër shkolla e kopshte. Në fakt, në jo pak nga këto raste, Veliaj nuk ka qene në Shqipëri por ka servirur në media filmime të regjistruara më parë, ndërkohë që ka qenë në avion duke fluturuar jashtë vendit.

‘News24’ bëri një vëzhgim rreth veprimtarisë së Veliajt dhe kërkoi të dhëna në sistemin TIMS, për të konfirmuar numrin e udhëtimeve te tij jashtë vendit gjatë viteve në detyrë. Referuar të dhënave zyrtare, rezulton se Veliaj renditet ne listën e zyrtarëve të lartë që pa asnjë mëdyshje mund të thuhet se më shumë ka qëndruar në ajër, sesa në zyrën e tij të punës në qendër të Tiranës. Sipas të dhënave, rezulton se vetëm në 2019 kryebashkiaku ka udhëtuar rreth 3 herë në muaj, në destinacione të ndryshme, si Londër, Paris, Vjenë, Amsterdam, Pragë, Romë, etj, për çështje që kryesisht janë servirur se kanë të bëjnë me detyrën e tij dhe janë në interes të qytetarëve të Tiranës.

Nga të dhënat rezulton se z.Veliaj ka dalë nga Shqipëria me datë 1 janar me destinacion Stambollin dhe ka hyrë në vend me 8 janar. Me datë 26 janar ka udhëtuar sërish në drejtim të Vjenës, për t’u rikthyer tri ditë më vonë. Në mars kryebashkiaku ka fluturuar në drejtim të Milanos, ku ka qëndruar 4 ditë. Në datë 3 prill ka udhëtuar në drejtim të Romës, prej andej në Frankfurt dhe ka hyrë në Shqipëri me automjet, në pikën e Kalimit Kufitar në Qafë-Thanë. Udhëtimi ka zgjatur 5 ditë. Të dhënat flasin, edhe për disa udhëtime të kryebashkiakut me charter, udhëtime që kushtojnë jo pak për buxhetin e bashkisë. ‘News 24’ disponon të plota të gjithë lëvizjet e z.Veliaj që nga viti 2006 dhe nga përllogaritjet e bëra rezulton që ai ka harxhuar shuma të konsiderueshme parash vetëm për bileta avioni./ News 24

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Rrogozhinë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Rrogozhinë. Sipas informacioneve mësohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anë...

18:23

Secili ka zgjedhur 21 janarin e vet

Nga Astrit Patozi Secili ka zgjedhur 21 janarin e vet, jo për të respektuar vlerat dhe parimet që mbron, por për t’ia përplasur historinë në fytyrë kundërsh...

17:45

Gjykata lë në burg bandën e Shullazit

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot të mbajë në paraburgim grupin e Emiljano Shullazit. Grupi prej 5 anëtarësh kishte kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë ...

17:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI