Flash

John Boyega surprizon prindërit duke i blerë një shtëpi të re (VIDEO)

Lapsi.al 22 January 2020
John Boyega surprizon prindërit duke i blerë një shtëpi

John Boyega, të cilin ju mund ta njihni nga roli protagonist në serinë e filmave “Star Wars”, suprizoi prindërit e tij, duke i blerë një shtëpi të re dhe të gjithë momentin e kapi në video.

Në fakt surpriza ka gati dy vite që ka ndodhur, megjithatë video-n e momentit John e ka ndarë me publikun vetëm së fundmi. Ai “i mashtron” prindërit e tij, Abigal dhe Samson, duke i thënë se i ka marrë në një shtëpi për të bërë një intervistë. Siç duket dhe e filmuar, prindërit e aktorit nuk e kanë idenë që janë ulur në shtëpinë e tyre të re, derisa ai pret momentin dhe i zbulon dhuratën: “Nga vetja ime dua t’ju falenderoj për gjithçka që keni bërë për mua dhe vendosa të punoj në një projekt sekret për disa muaj, dhe tani jam këtu për t’ju thënë se nuk ka asnjë intervistë, ishte një gënjeshtër, kjo është shtëpia juaj. Ju përket ju.” 27-vjeçari shtoi: “Janë lutjet tuaja që e kanë bërë të mundur gjithë këtë. Sepse aftësitë që kam unë, kanë ardhur të gjitha prej tyre…Sinqerisht nga thellësia e zemrës, faleminderit, shumë, pafund, për çdo gjë që keni bërë”. Dhe për babain e tij, pasi sigurohet dhe një herë dhe pyet “John, a është e vërtetë kjo?”, fillojnë lotët. Mamaja e tij nga ana tjetër, duket më e përmbajtur dhe jo pa arsye. Sepse siç aktori ka zbuluar në vitin 2018 në një intervistë për Jimmy Fallon, ajo e dinte që më parë për surprizën, pasi të paktën njeri prej tyre duhet ta dinte, në rast se dikush pësonte infarkt. https://www.youtube.com/watch?v=nni2uaKVucw&feature=emb_title

Të këshilluara

Sportistët më të paguar të dekadës (FOTO)

Si në çdo kategori tjetër, “Revista Forbes” ka përpiluar dhe listën e atletëve më të paguar të dekadës që po i vjen fundi, dhe duhet ta themi, bëhet fjalë për s...

16:10

Teo Hernandez, në një lidhje të re (FOTO)

Teo Hernandez, lojtari i Milani është duke kaluar një moment fantastik dhe çdo ndeshje e më tepër po bëhet më i rëndësishëm për kuqezinjtë. Përveç momentit f...

15:30

Publikohet bashkëpunimi i Tayna dhe Mozzik

Ditën e djeshme në internet doli kënga e Mozzik dhe Tayna. Ndonëse, “Edhe ti”, ishte planifikuar të publikohej më 28 janar, dikush iu ‘prishi punë’ dhe dyshj...

12:53

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI