Flash

The Rock flet në publik për humbjen e babait

Lapsi.al 21 January 2020
The Rock flet në publik për humbjen e babait

Në një video të publikuar në Instagram, “The Rock” u shprehu mirënjohjen fansave për dashurinë dhe mbështetjen që i dhanë gjatë kësaj periudhe.

“Familja ime dhe unë ju falenderojmë. Shkoni përqafoni  të dashurit tuaj fort, sa jeni ende në kohë. Ju dua,”– shkroi ai.

Ndërsa në video, Dwayne tha se: “Siç e dini unë humba babain disa ditë më parë. Nuk pata mundësi që ti them atij lamtumirë. Do jepja gjithçka për ti dhënë një përqafim dhe një puthje të madhe para se të ndërronte jetë, si edhe ti thosha faleminderit, të dua dhe të respektoj shumë. Por nuk para shansin t’ia thosha. Por e tillë është jeta, siç e dinë shumë prej jush, bazuar në mesazhet që më keni dërguar shumë prej jush e kuptojnë dhimbjen që ndjen kur humbni një prind.”Ndërsa aktori i famshëm zbuloi edhe arsyen e ndarjes nga jeta të babait të tij në moshën 75-vjeçare.“The Rock” tha se ai nuk po ndihej mirë kohët e fundit dhe tromboza e venave të thella i shkaktoi atak në zemër.

“Ai nuk është ndjerë mirë, ishte ftohur dhe kishte infeksion, të martën pësoi trombozë të venave të thella, që është mpiksje gjaku në këmbë. Ishte mpiksja e gjakut që  u ‘çlirua’, udhëtoi lart drejt trupit të tij dhe shkoi drejt e në mushkëri, pësoi mpiksje në mushkëri dhe vdiq shumë shpejt nga një atak në zemër,”- rrëfeu aktori

Të këshilluara

2 nominime për Dua Lipën në "NME Awards"

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është nominuar për dy çmime në “NME Awards”. Këtë e bëri të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me ndj...

13:47

Bebe Rexha, prezantuese në Grammys

Bebe Rexha tashmë është një ndër emrat më të suksesshëm, këngët e së cilës kthehen menjëherë në hite. Dhe së fundmi ajo ka ndarë lajmin e bukur me të gjithë ...

10:32

Si dukej Liberta Spahiu 20 vite më parë

Moderatorja e emisionit “Prive”, Liberta Spahiu, është një ndër emrat më të njohur të ekranit. Ajo numëron mijëra ndjekës në llogarinë  e saj në Instagram, ku t...

19:01

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI