Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka bërë me dije se sot Presidenca i është drejtuar Komisionit të Venecias.
“Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij”, shkruan Blushi.
Ndërkohë të njëjtën cështje e ka dërguar për interpretim në Komisionin e Venecias edhe Parlamenti. Pritet që opinioni i Venecias të publikohet në javët e ardhshme.