Flash

Kryebashkiaku rilindas që ndihet i qetë se u shpërblye për vrasjen e katër vetëve

Lapsi.al 21 January 2020
Kryebashkiaku rilindas që ndihet i qetë se u shpërblye për

Pas akuzave të sotme Kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj, i cili në 21 janar ka qenë në krye të detyrës si gardist që mbronte kryeministrinë ka bërë një reagim ku pretendon se ai nuk ka zbatuar urdhrin për të qëlluar.  "Prej 9 vitesh tashmë emri im është lidhur me atë ngjarje tragjike. Emri i një njeriu, i një ish gardisti në krye të detyrës, që refuzoi të zbatojë urdhrin për të hapur zjarr mbi protestuesit e pafajshëm, është lidhur në mënyrën më perverse me vrasjen e Ziverit, Aleksit, Faikut dhe Hekuranit, jo nga familjet, jo nga organet e ligjit, por pikërisht nga ata që dhanë urdhër për të qëlluar e më pas shkelën çdo ligj e çdo normë, për të mos lejuar zbardhjen e të vërtetës. Unë sot, vijoj punën time me kokën lart. Me ndërgjegjen e pastër. Mbi mua nuk rëndon asnjë akuzë" thotë ai (poshte postimi i plote).

Komenti/ Një mënyrë pa hipokrizi për të përkujtuar 21 janrin

Mirëpo gazeta e majtë Dita që nuk mund të quhet as në shërbim të Saliut as të Lulit, ka publikuar këtë të martë faksimilet e pagave shpërblim që mori në 2011 ish gardisti sot kryetar bashkie.

Faksimilja/ Kryebashkiaku i Rilindjes që u shpërblye me para për vrasjet e 21 janarit

Pra Agron Malaj mori fiks katër rroga shpërblim, po aq sa Ndrea Prendi dhe Agim Llupo që u vërtetua se qëlluan drejt e mbi protestuesit. Pas publikimit të këtyre dokumentave, ne ose duhet të besojmë se  kryebashkiaku rilindas është duke na gënjyer vençe, ose tjetrën se regjimi i Berishës ishte aq ëngjëllor sa edhe kur nuk zbatoje urdhrin, nuk të ndëshkonte por të shpërblente. Vetëm një rilindas si Agron Malaj mund të ndihet i qetë se ka marë shpërrbim pas vrasjes së katër vetëve gjaku i të cilëve solli socialistët dhe atë vetë në pushtet.

©Lapsi.al

/

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI