Flash

Harry dhe William bëjnë paqe me njëri- tjetrin

Lapsi.al 21 January 2020
Harry dhe William bëjnë paqe me njëri- tjetrin

Pas muajsh dhe muajsh tension mes dy vëllezërve, më në fund janë gati t’i japin fund konfliktit të shumëpërfolur.

Sipas The Sun, William dhe Harry kuptuan që duhet të pajtohen tani ose s’do të pajtohen kurrë. Gjithçka u bë e mundur falë bisedimeve të fshehta që mundësuan Kate Middleton dhe Meghan Markle.

 “William dhe Harry janë takuar privatisht për të riparuar marrëdhënien e tyre dhe për të folur për të ardhmen,” tha një burim. “Kanë qenë takime të jashtëzakonshme, kanë shpëtuar lidhjen e tyre si vëllezër dhe ishin nismë e dukeshave. Kate dhe Meghan, që ndodhet në Kanada, u janë bashkuar gjatë këtyre bisedimeve – që është një tjetër shenjë e ngrohjes mes tyre. Gjërat janë më mirë.”

Burimi shton se vëllezërit “vendosën të largonin gjithë njerëzit negativë nga jetët e tyre dhe të flisnin me njëri-tjetrin ballë për ballë. Duke marrë parasysh se Harry do të shpërngulet në anën tjetër të botës, ky ishte momenti i vetëm që kishin për të sqaruar konfliktin. Sigurisht, kanë mendime të ndryshme, por ngrohtësia e familjes është rizgjuar. The Sun gjithashtu raporton se marrëdhënia mes Harry dhe Princ Charles është ende e komplikuar. “Mes tyre ka probleme me besimin që do të duan kohë të zgjidhen,” sqaroi burimi.

Të këshilluara

2 nominime për Dua Lipën në "NME Awards"

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është nominuar për dy çmime në “NME Awards”. Këtë e bëri të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me ndj...

13:47

Bebe Rexha, prezantuese në Grammys

Bebe Rexha tashmë është një ndër emrat më të suksesshëm, këngët e së cilës kthehen menjëherë në hite. Dhe së fundmi ajo ka ndarë lajmin e bukur me të gjithë ...

10:32

Si dukej Liberta Spahiu 20 vite më parë

Moderatorja e emisionit “Prive”, Liberta Spahiu, është një ndër emrat më të njohur të ekranit. Ajo numëron mijëra ndjekës në llogarinë  e saj në Instagram, ku t...

19:01

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI