Flash

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Detaji tronditës/ I riu kishte ardhur të varroste gjyshen, u thirr jashtë lokalit dhe u vra

Lapsi.al 21 January 2020
Detaji tronditës/ I riu kishte ardhur të varroste gjyshen, u thirr

Detaje tronditëse zbulohen nga vrasja e 28-vjeçarit dje, në zonën e Astirit, në Tiranë.

Viktima Vilson Tafçiu (Noka) jetonte në zonën e Institutit, në Tiranë, dhe kishte ardhur në Astir për të varrosur gjyshen, që i kishte vdekur këto ditë.

Viktima ishte me origjinë nga Dibra, ndërsa kishte jetuar në Belgjikë dhe Francë, dhe ishte deportuar para ca kohësh nga autoritetet franceze, për shkak të së shkuarës së tij.

Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë duke konsumuar kafe me dy vajza të tjera në lokalin më të frekuentuar në Astir, kur është thirrur nga një person. Tafçiu ka dalë në krah të lokalit, ku është qëlluar me disa plumba, duke mbetur i vdekur.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar mbi 20 persona, që ndodheshin në lokal, për t’i pyetur për ngjarjen, si dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, tre të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit, te tuneli. Dy makina janë përplasur fort mes tyre dhe për pasojë kanë mbet...

20:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI