Flash

Bojkoti i emisioneve TV/ Ku ka humbur Lulzim Basha?

Lapsi.al 21 January 2020
Bojkoti i emisioneve TV/ Ku ka humbur Lulzim Basha?
Kush i ndjek emisionet e mbrëmjes me vëmendje, ka vënë re me siguri se që prej fillimit të këtij sezoni lideri i opozitës nuk është shfaqur në asnjë prej emisioneve të mëdha në “prime time”. Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë paraqitje në studio, as tek “Opinion” i Fevziut, as tek “Open” i Eni Vasilit, as tek Artur Zheji, apo Sokol Balla. I vetmi nga PD që ka pasur "luksin" e përballjes me gazetarët ka qenë ish lideri Sali Berisha. Dy prej këtyre drejtuesve të emisioneve, që për hir të ruajtjes së diskrecionit dhe mosprishjes së marëdhënieve nuk kanë dashur të prononcohen, kanë deklaruar “off” për Lapsi.al, se e kanë ftuar disa herë liderin e opozitës, nuk kanë marrë një “JO” të prerë prej tij, por në fund nuk kanë pasur sukses. "Unë kam dashur ta kem në emision që prej qershorit të kaluar, menjëherë pas ultimatumeve të amerikanit Palmer dhe mbajtjes së zgjedhjeve lokale, por pa sukses. Po ju gaboheni kur thoni në shtator, Basha mungon në emisionet kryesore që prej pranverës së shkuar, pra pak a shumë që prej kohës që kur dogji mandatet dhe nuk shkeli më në kuvend”, tha një nga drejtuesit e emisioneve për Lapsi.al. Në fakt, në qershor të vitin të shkuar në një lidhje të drejtëpërdrejtë (jo në studio) në emisionin Opinion, Basha i bëri thirrje mbështetësve të tij të mos i shikonin më televizione si Klan dhe Top, të cilat ai i konsideroi si vegla qorre të qeverisë që dezinformojnë për llogari të saj. Por vështirë të besohet se mungesa e tij e gjatë në ekrane lidhet me këtë qëndrim.

Basha: Injoroni Tv Klan dhe Top Channel, “vegla qorre” të Ramës

Shumë vëzhgues të politikës e lidhin këtë taktikë me dështimin e rrugës radikale dhe me pamundësinë për t’iu përgjigjur disa pyetjeve si përshembull: Thatë se nuk do lejonit zgjedhjet lokale dhe votimet u bënë; thatë se nuk do lironit bashkitë dhe në to hynë socialistët; thatë se do vazhdonit me protesta dhe i braktisët; thatë se s’ka marrveshje me Ramën apo ulje në tryezë me Gjiknurin dhe gënjyet… “Pavarësisht nga këto patate të nxehta, të cilave është vështirë t’u përgjigjesh, përsëri Basha po sillet në mënyrën e gabuar”, tha për Lapsi.al një ekspert që është marrë shkurt me këshillimin e tij. “Basha sillet si dikush që kujton se po nuk e njohu ai një realitet, ky realitet nuk ekziston. Por kjo në shkencën e politologjisë konsiderohet si një gabim, e para se e lë fushën bosh për të luajtur rehat të tjerët dhe së dyti sepse, edhe kur ke pak gjë për t'u justifikuar, është më mirë të mbrosh versionin tënd. Shikoni rivalin e tij Ramën: edhe kur është përballë skandaleve më të mëdha, edhe kur kapet me preshë në duar, është gjithmonë prezent për të bërë dominant këndvështrimin e vet për ngjarjen. Ndoshta në planin human kjo është një meritë e Bashës, sepse atij nuk i është trashur aq shumë lëkura sa ta bëjë paturpësisht të zezën të bardhë, por politikisht kjo lloj sjellje me frikën për t'u përballur, ndëshkohet» pohoi ai. Por, megjithë këtë debat shefi i opozitës mungon prej një kohe pajustifikueshmërisht të gjatë në ekrane, pavarësisht se drejtuesve të emisioneve kryesore u premton pothuajse çdo javë, se shumë shpejt do të jetë në studion e tyre. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI