Flash

Shifrat e prezantueseve për festivalin e Sanremos

Lapsi.al 20 January 2020
Shifrat e prezantueseve për festivalin e Sanremos

Il Giornale, gazeta e përditshme italiane me bazë në Milano, ka bërë një llogaritje me përafërsi sesa mund të paguhen prezantuesit e Sanremo 2020.

Referuar shifrave të kaluara, Amadeus, prezantues dhe drejtori artistik i edicionit të këtij viti, mendohet se do të paguhet 500,000-600,000 euro. Bashkë-prezantueset e tij në skenë, 11 personazhe të njohura të ekranit italian, por jo vetëm, mendohet se do të paguhen 20,000-25,000 euro. Rula Jebreal, analiste e politikës së jashtme arabe, shkrimtare dhe skenariste, është shprehur se do t’i dhurojë për bamirësi paratë. Mendohet se me të njëjtën shumë, pra 20/25 mijë euro do të paguhen edhe prezantueset e tjera. Sipas Il Giornale, emra të tjerë, si Antonella Clerici, prezantuese italiane, mund të paguhen me dyfishin e shumës. Për Mara Venier, veteranen e televizionin italian, nuk dihet asgjë.

Shpenzimet për Sanremo 2020 duhet të jenë në shifra të përafërta me edicionet e viteve të kaluara. Mendohet se shpenzimet kapin shifrën 18 milionë euro.

Të këshilluara

Performancat më të vlerësuara në SAG Awards

SAG Awards 2020: “Parasite” u bë filmi i parë në gjuhë të huaj që arrin të vlerësohet me çmimin e “Performancës më të mirë të kastit”, duke lënë pas emra të n...

12:20

Rita Ora flet për mashkullin e duhur për të

Rita Ora është bashkuar me tre anëtarë tjerë të famshëm në shfaqjen e çuditshme, por të mrekullueshme “The Masked Singer”. Shfaqja ka të bëjë me të famshmit ...

11:35

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI